2013-03-20 14:56:09

Imzot Dodë Gjergji: Papën Françesku na ndihmon ta ruajmë identitetin e të ardhmen


Ipeshkvi katolik i Kosovës, imzot Dodë Gjergji: në Meshën e fillimit të papnisë së Atit të Shenjtë Françeskut pamë një Bari të thjeshtë e me një forcë të përvuajtur, zgjedhur nga kardinajt nën frymëzimin e Shpirtit Shenjtë, për ta udhëhequr Kishën e Krishtit udhës ungjillore të vëllazërimit e shëlbimit.
Ngjarja që përjetova më 19 mars ditën e festës së Shën Jozefit në Vatikan, pranë Papës së ri Françesku, qe një ngjarje e fortë feje e shprese, një nxitje të vijuar me kumtimin e Dashurisë së Zotit, të përdëllimit e zemërbutësisë dhe të së Vërtetës që na bënë vërtetë të lirë e bijë të denjë të Hyjit. Në homelinë e tij Papa na fton ta imitojmë shën Jozefit e të jemi rojtarë të Lajmit të Mirë (Ungjillit), rojtarë të krijimit e të kujdesemi për një tjetrin.
Dua të theksoi se edhe prania e delegacionit të Kosovës, udhëhequr nga kryeministrit Thaçi, tregon afërsinë e lidhjet që kemi me Selinë e Shenjtë, e jam i bindur që do të përforcohen edhe më tej.
Për Kishën katolike të Kosovës, prania jonë qe një konfirmim i mëtejshëm i të qenurit pjesë të Kishës Universale, pjesë e familjes së madhe botërore, çka na gëzon e entuziazmon për të vijuar udhën drejt një të ardhme më të mirë, për të gjithë. Po më hollësisht të dëgjojmë imzot Dodë Gjergjin në mikrofonin e Radio Vatikanit.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.