2013-03-19 10:00:22

Papa Françesku telefonon në Plaza de Mayo të Buenos Airesit:“Të ecim të bashkuar, lutuni për mua"


Sot paradite, në orën 7.30, Ati i Shenjtë Papa Françesku i telefonoi rektorit të Katedrales së Buenos Airesit, atë Alehandro Ruso. Telefonata u transmetua përmes altoparlantëve, për t’u dëgjuar nga të gjithë besimtarët e mbledhur në sheshin para rektoratit. Ja mesazhi i Papës, i cili tha thjesht "Alo, Alehandro, jam unë":
“Bijtë e mi të dashur, e di se jeni në shesh. E di se po luteni e po thoni uratë, kam nevojë për to. Lutja është gjë shumë e bukur. Faleminderit! Dua t’ju kërkoj një favor. Ju kërkoj të ecim të gjithë së bashku, ju kërkoj të kujdeseni njëri për tjetrin, të kujdeseni për veteveten, mos i bëni keq vetes, ruajeni jetën.
Kujdesuni për familjen, mbrojeni natyrën, ruajini fëmijët, ndihmoni të moshuarit; të mos ketë urrejtje, të mos ketë mosmarrëveshje, lëreni mënjanë zilinë, mos plagosni askënd në shpirt. Flisni shumë, me dialog, që ndërmjet jush të jetë e gjallë dëshira për ta mbrojtur tjetrin. Hapeni zemrën sa një mal për Zotin. Hyji është i mirë, fal gjithnjë, kupton, mos kini frikë; është Atë, afrojuni pranë Tij. Virgjëra Shenjte Mari ju dhashtë shumë bekime, mos e harroni këtë ipeshkëv, që është larg, por ju do fort. Lutuni për mua”.







All the contents on this site are copyrighted ©.