2013-03-19 17:02:09

Kryeministri Kosovës Thaçi takon Papën Françesku. Njohja e Vatikanit ndihmë e madhe për Kosovën.


Delegacioni i Kosovës udhëhequr nga Kryeministri Hashim Thaçi, shoqëruar nga ministri Jashtëm E. Hoxhaj e të tjerë, ishte ndër të mëdhenjtë e botës të pranishëm sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, me rastin e kremtimit të Meshës së fillimit të misionit papnor të Atit të Shenjtë Papa Françeskut. “Vatikani – shton Thaçi – gjithmonë ka qenë pranë qytetarëve tanë, e vlerat që ka Vatikani, janë vlera që i ka edhe Vendi jonë”, pohon mes tjerash kryeministri Hashim Thaçi. Pas Meshës, gjatë një takimi të shkurt me Papën, Kryeministri Thaçi informoi Atin e Shenjtë Françesku për gjendjen dhe arritjet në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Selia e Shenjtë respekton Kosovën e edhe Vatikani është i respektuar nga Kosova. Kështu që kjo prani kosovare konsiderohet si një ngjarje me vlerë historike e plot domethënie që tregon respektin dhe vëmendjen e Selisë së Shenjtë ndaj Kosovës. Vatikani është i hapur ndaj Kosovës e, kështu edhe Kosova dalëngadalë po gjen vendin e vet në Vatikan. Në bisedën radiofonike për Radio Vatikanin, Kryeministri H. Thaçi shpreh “besimin se Vatikani do të lëvizë shumë shpejt në udhën drejt njohjes së Shtetit të ri të Kosovës”. “Njohja e Vatikanit do të ndihmojë Kosovën në ecjen përpara, prandaj edhe prania qeveritare e sotme e Kosovës në Vatikan konsiderohet si hap i rëndësishëm që do të ndihmojë në edhe njohjes zyrtare nga ana e Selisë së Shenjtë. Po më hollësisht të dëgjojmë intervistën e Kryeministrit të Kosovës Thaçi dhënë Radio Vatikanit.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.