2013-03-18 15:48:05

Meshë për Papën në Katedralen e shën Palit në Tiranë


Nesër me datë 19 mars, në Ditën e shën Jozefit, në Sheshin e Shën
Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku do të kryesojë Meshën e Shenjtë, me të cilën fillon Papninë të tij si Pasardhësi i 266 i Shën Pjetrit. Qysh ditën që u zgjodh Papë, Ati Shenjtë Bergoglio fitoi zemrat e njerëzve të mbarë botës me buzëqeshjen dhe thjeshtësinë e tij. Tani fillon rrugëtimin e shërbimit të Kryebariut që ka për qëllim të udhëheqë Kishën e Romës e nëpërmjet saj t’u prijë në dashuri të gjitha Kishave në të mbarë botën, duke u bërë kështu Pjetër, shkëmbi mbi të cilin Hyji ndërton çdo ditë Kishën e Tij.
Po nesër më 19 mars, pas dite orën 17.00 edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, pikërisht në Katedralen e Shën Palit në Tiranë do të kremtohet Mesha për Papën, të cilën e udhëheq kryeipeshkvi dioqezan Metropolit i Tirane-Durrësit, imzot Rrok Mirdita, së bashku me Nuncin Apostolik në Shqipëri Sh. T. imzot Ramiro Molinar Ingles, i cili përfaqëson Papën pranë Shtetit dhe Kishës shqiptare.
Kryedioqeza e Tiranë-Durrësit ftoj të gjithë përcjellin këtë eveniment të rëndësishëm për Kishën në kryeqytetin e Tiranës.







All the contents on this site are copyrighted ©.