2013-03-15 18:27:27

Surprizë në klinikën Piu XI në Romë: Papa shkoi të vizitojë kardinalin Mejia


Fytyra të habitura ndoqën sot pasdite me sy një njeri, veshur me të bardha, që po hynte në klinikën Piu XI në Romë. Shpërthyen duartrokitjet kur kuptuan se ishte Papa Françesku, i cili shkoi të vizitonte kardinalin argjentinas Jorge Mejìa, 90 vjeç, arkivist e bibliotekar nderi i Kishës Katolike, që në ditët e kaluara pati një infarkt në zemër. Papa e përmendi edhe sot paradite, gjatë audiencës me kardinajtë në Sallën Klementine, duke shtuar se shëndeti i kardinalit është përmirësuar.
Ati i Shenjtë u lut në kapelën e klinikës, shkoi të shihte si ishte kardinali Mejìa dhe kaloi nëpër reparte, duke u ndalur tek të sëmurët në terapi intensive. Shkoi e u kthye me një makinë të vetme.







All the contents on this site are copyrighted ©.