2013-03-14 11:42:49

Papa Françesku në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për t’iu lutur Zojës Bekuar


Papa Françesku shkoi sot paradite në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për t’iu lutur Zojës Bekuar, siç u tha dje besimtarëve në fjalët e para, që shqiptoi nga llozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, menjëherë pas zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit. Agjensitë e lajmeve nënvizojnë faktin se Ati i Shenjtë nuk udhëtoi me makinën e përdorur tradicionalisht nga Papët, me targë SCV 1, por me një tjetër, me targë SCV 3578, gjithnjë e Vatikanit. Papa Bergolio u shoqërua nga Prefekti i Shtëpisë Papnore, imzot Georg Genshvajn dhe zv.prefekti, Leonardo Sapienca. Qe një vizitë e shkurtër, karakterizuar nga meditimi i brendshëm i Atit të Shenjtë dhe nga lutja para Elterit të Virgjërës.







All the contents on this site are copyrighted ©.