2013-03-14 18:20:31

Imzot Massafra: Papa Françesku bekim Hyjnor për Kishën e njerëzimin


Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë e kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra së bashku me Kishën dioqezane falënderon Hyjin për zgjedhjen e Papës Françeskun në udhëheqje të Kishës, në këtë kohë të veçantë ungjillëzimi. Edhe për imzot Massafren zgjedhja e kardinalit Bergoglio në Selinë e Pjetrit si ipeshkëv i Romës ka qenë befasi gëzimi e shprese për të mirën e Kishës e të njerëzimit. Papa Françesku me stilin e jetës së tij, është shenjë e një Kishe që përtërihet e rrënjoset në gurrën e vet: Krishtin e Ungjillin e Tij. Këtu në Shkodër jemi preku thellë nga përvujtëria e thjeshtësia e Papës së ri. E Kisha katolike shqiptare, si në të kaluarën me martirët tanë që përherë qenë besnikë ndaj Papës, edhe ne sot jemi besnik ndaj Papës. Lidhja e Kishës katolike shqiptare me Papën e Romës është një vlerë e jashtëzakonshme kishtare e shpirtërore. E prandaj Kisha shqiptare gëzohet për këtë Bari të ri, në udhëheqjen e të cili do të kemi një Kishë të thjeshtë që kumton vlerat e patjetërsueshme shpirtërore e ungjillore, për mirën e mbarë njerëzimit, ky është agimi që duket në horizontin e sotëm. Po të dëgjojmë bisedën radiofonike të kryeipeshkvi imzot Angelo Massafra në mikrofonin e Radio Vatikanit......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.