2013-03-14 14:40:11

Entuziazëm në SHBA për zgjedhjen e Papës Bergoglio


“Paladin i njerëzve të varfër e të ligësht”. Kështu e përshkroi presidenti amerikan Barac Obama Papën Françesku. E shtoi: Zgjedhja e një pape nga Amerikat, i pari, shpreh forcën e gjallërinë e një zone, gjithnjë më të rëndësishme për mbarë botën. Pres me padurim të punoj me Shenjtërinë e Tij, pohoi Obama, për të çuar përpara çështjen e paqes, të sigurisë e të dinjitetit njerëzor, pavarësisht nga bindjet fetare.
Urime edhe nga zëvendës-presidenti Joe Biden, që do të kryesojë delegacionin amerikan në Romë për fillimin e papnisë së Françeskut.







All the contents on this site are copyrighted ©.