2013-03-13 20:58:17

Së pari, do të shkoj t’i lutem Zojës: këto fjalët e Papës Françesku, që kërkoi lutjet e besimtarëve për shërbimin e tij


Vëllezër e motra, mirëmbrëma
Ju e dini se detyra e Konklavit ishte t’i jepte një ipeshkëv Romës. Duket se vëllezërit e mi kardinaj shkuan ta marrin gati në fund të botës, por jemi këtu, ju falenderoj për mikpritjen e kësaj bashkësie dioqezane të Romës.
Para së gjithash, dua të lutem për ipeshkvin tonë të nderit, Benediktin XVI. Të lutemi së bashku për të, që Zoti ta bekojë e Zoja ta ruajë.
Atyna…
Falemi Mari..
Lavdi Atit…
E tani ta fillojmë këtë udhë, ipeshkvi e populli, këtë udhë të kishës së Romës, që u prin në bamirësi e dashuri të gjitha Kishave, një udhë vëllazërimi të dashurisë, të besimit ndërmjet nesh; të lutemi gjithmonë për ne, njëri për tjetrin. Të lutemi për të gjithë botën, që ajo të jetojë një vëllazërim të fuqishëm. Ju uroj që kjo udhë e Kishës, të cilën e fillojmë sot së bashku me ata që do të më ndihmojnë, si kardinali vikar këtu i pranishëm, të jetë e frytshme për ungjillëzimin e këtij qyteti kaq të bukur. E tani, dua t’ju jap bekimin, por më parë, ju kërkoj një favor. Para se ipeshkvi të bekojë popullin, ju kërkoj të luteni që Zoti të më bekojë mua. Lutja e popullit, që kërkon bekimin për ipeshkvin e vet. Le ta themi në heshtje këtë lutjen tuaj për mua.

(Protodiakoni: Ati i Shenjtë Françesku, të gjithë besimtarëve të pranishëm e atyre që do ta marrin bekimin e tij përmes radios, televizioni e teknologjive të reja të komunikimit, u jep ndjetin e plotë në formën e përcaktuar nga kisha. I lutemi Zotit të Gjithpushtetshëm që ta ruajë gjatë Papën në krye të Kishës e t’i japë paqe Kishës në të gjithë botën)

Tani do t’ju jap bekimin juve e të gjithë botës, të gjithë burrave e grave vullnetmirë.
……
Vëllezër e motra
Po ju lë. Faleminderit për mikpritjen. Lutuni për mua e mirupafshim së shpejti.
Nesër dua të shkoj t’i lutem Zojës, që ta mbrojë gjithë Romën.
Natën e mirë e pushim të këndshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.