2013-03-13 20:11:17

Shpresa e atij që kërkon. Papa, një zë që vërtetë u flet të gjithëve


Tymi i bardhë. Pritja e tymit të bardhë. Para se gjithash është diçka që ka të bëjë me dhe u përket mase një miliard katolikëve, por edhe të gjithë njerëzve të planetit. Sepse Papa i ri do t’u flas të gjithëve, i drejtohet të gjithë njerëzve, edhe atyre që nuk janë besimtarë, e në një moment, si ky i sotëm i krizës së thellë që po kalojmë, fjalët e tij do të kenë një vlerë e peshë të rëndësishme si për shpirtra të besimtarëve e po kështu edhe për ekuilibrin e vështirë të botës. Pritja gjithmonë përmban në vetvete një gëzim, por është edhe merak e ankth. Personalisht, në dorëheqjen e Benediktit XVI, kam pa diçka fisnike, të madhe e të mistershme, të pashpjegueshme. Një gjest plot me domethënie larta e universale, me ato me të cilat jeta e përditshme e kohëve tona nuk ka mëson. Dalja e tij nga Vatikani, lamtumira e tij, fluturimi tij me helikopter drejt vendit të qetë e të gjelbër në Kastel Gandolfo, më kanë lënë një ndjenjë respekti, mirënjohje e admirimi të thellë. Por edhe zbrazësi, çorientim. Më dukej sikur dorëheqja e Benediktit XVI vinte në dukje atë krizë të thellë feje, sidomos në Evropën përherë e më të shkristianizuar, të cilën personalisht ai, me fjalë shumë të qarta e në mënyrë të prerë, shpesh herë e ka denoncuar.
Papa i ri, që kardinjatë e konvklavit do të zgjedhin, sigurisht që nuk mund të mos reflekton mbi gjestin e paraardhësit të vet. Jozef Ratcinger nuk ka më pushtet, Papa i ri do ta ketë pushtetin e plotë, bashkë me përgjegjësinë e stërmadhe të udhëheqjes së Kishës në Tre Mijëvjeçarin që tashmë e kemi filluar.
Por ndoshta ajo që pritet, që së paku unë pres, është që tërheqja e Benediktit XVI t’i tregojë Papës së ri udhën drejt një konsiderate më të vogël ndaj vet pushtetit, përdorimin sa më transparent të qeverisjes, një administrim më të qartë të mjeteve ekonomike, që t’i davarit të gjitha intrigat e komplotet. E ndërsa pres tymin e bardhë të ngjitet nga Shën Pjetri i Vatikanit drejt Qiellit, atë re shprese, përshëndetur nga gëzimi i të gjitha kambanave të Urbe-s (Romës), unë mendoj për një papë që të jetë i qartë në denoncimin e padrejtësive planetare, prodhuar nga liberizmi i egër, me pak njerëz që pasurohet gjithnjë e më tepër, madje jashtë çdo mase dhe turmat njerëzore që varfërohet përherë e më shumë. Pra na u ktheftë Papa përsëri për t’u folur zemrave të përvuajtura e të thjeshta njerëzore, që sot i kalojnë të dielat duke përshkuar nëpër qendrat tregtare, të bukurisë së fesë, të lutjes së ndarë së bashku. Një Papë që t’i mbrojë të krishterët aty ku janë të persekutuar, por që të mos ketë frikë nga islami e nga asnjë fe tjetër, i gatshëm të dialogojë me to, të promovojë mirëkuptimin e vëllazërimin e popujve e të kombeve. Një Papë që së fundi të jetë i vëmendshëm ndaj shëndetit të planetit Tokë, që kërcënohet nga lakmia e grykësia e njeriut, si toka e bukës e po kështu edhe deti. Këtyre ditëve i kam lexuar me vëmendjen profilet e kardinajve që kanë hyrë në konklav, e nuk kam ndonjë preferencë të veçantë. Do të ishte mendjemadhësi nga ana ime të bëja referime. Ajo që është vërtetë me rëndësi është që institucioni më i lashtë i historisë, Kisha, përmes ritit të konklavit, të sjellë në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit një njeri që t’u flas zemrave të njerëzimit. Kush di a do të jetë evropian, apo amerikan, apo i ndonjë kontinenti tjetër, që të plotësohet në mënyra edhe më të paparashikueshme plani universal që Katolicizmi ka në vete? Prej çfarëdo vendi të jetë, unë Papën i ri e mendoj si një njeri që do të dali nga Kapela Sikstina pa një atdhe tokësor, me një emër të ri, një shtëpi të re, një vështrim të ri mbi botën mbarë, që ka nevojë për fjalë të reja e të forta shprese.

Dita e dytë e Konklavit na solli tymin e bardhe, njoftimin e zgjedhjes se Papës së ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.