2013-03-13 18:48:21

Rite e terma mbi Konklavin e zgjedhjen e Papës. Tymi i bardhë e dukja e Papës së ri në Lozhën e Bazilikës së Shën Pjetrit


Ja shkurimisht ritet e termat që kanë të bëjnë me Konklavin dhe zgjdhjen e Papës së ri. Po ndalemi “nga tymi i bardhë, tek dukja e Papës së ri në Lozhën e Bekimeve të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Ja pakëz histori: Më 1958, për të zgjedhur Gjonin XXIII, u deshën katër ditë.
Më 1963, për të zgjedhur Palin VI, 6 votime, tri ditë.
Më 1978, për të zgjedhur Gjon Palin II, u votua katër herë, gjatë tri ditëve.
Tymi i bardhë
Piu XII: tymi i bardhë u duk në oxhak në orën 17.25 e Papa doli në ballkon 42 minuta më pas, në orën 18.07.
Gjoni XXIII: tymi i bardhë doli nga oxhaku në orën 17.08. Papa u paraqit në ballkon 55 minuta më pas.
Pali VI: tymi i bardhë, në orën 11.27, dukja në ballkon, 45 minuta më vonë.
Gjon Pali II: në orën 18.27 tymi; në orën 18.42 kardinali protodiakon Perikle Felici dha lajmin për zgjedhjen. Papa u duk në ballkon në orën 19.20.
Benedikti XVI: tymi i bardhë, në orën 17.52; këmbanat nisën të binin në orën 18.05. Kardinali protodiakon, Jorge Medina Estevez dha lajmin ‘Habemus Papam’ në orën 18.45. Papa u duk për të përshëndetur turmën, në orën 18.48.

Kujtojmë se papnitë më të gjata janë:
papnia e Shën Pjetrit, prej vitit 33 deri në vitin 67: 31-32 vjet;
pasuar nga papnia e Piut IX, nga 16 qershori 1846 deri më 7 shkurt 1878: 31 vjet, 7 muaj e 22 ditë.
Papnitë më të shkurtëra
Papnia e Urbanit VII, nga 15 shtatori deri më 27 shtator 1590: 13 ditë.

Në kohët moderne: Papnia e Gjon Palit I, 28 gusht-28 shtator 1978: 33 ditë.







All the contents on this site are copyrighted ©.