2013-03-13 19:08:48

Habemus Papam! Deo gratias! Papa i ri është kardinali Bergoglio


Me gëzim të madh e emocion ju njoftojmë se në ora 19.06 të datë 13 mars 2013 tymi bardhë nga oxhaku mbi kulmin e Kapelës Sikstina kumtoi ngjarjen historike, zgjedhjen e Papës së ri Françesku. Turma e besimtarëve shpërtheu në gëzim.
Pra, kardinajtë e Konklavit kanë zgjedhur Papën e ri, pasardhësin e Benediktit XVI, eshte Papa Françesku, kard. Bergoglio. Menjëherë pas daljes së tymit të bardhë nga oxhaku mbi kulmin e Kapelës Sisktina që lartot drejt qiellit për t’i kumtuar Kishës e botës mbarë zgjedhjen e Papës së ri, kambanat e shën Pjetrit ranë solemnisht në shenjë falënderimi ndaj Hyjit që i dhuroi sot Kishës së Tij Bariun e ri.
Kardinajtë vërtet shumë shpjet, vetëm pas pesë votimeve, kanë zgjedhur pasardhësin e 265-të të Shën Pjetrit. E turma e stërmadhe e besimtarëve e shtegtarëve që gjendeshin në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan e nëpër rrugët e afërta prej disa orëve, shpërtheu në hare e plot brohoritje duke thënë ‘Rrënoftë Papa’, e tani të gjithë me padurim presin kumtimin e Protodiakoni që do të njoftojë zgjedhjen e Papës së ri dhe emrin e tij e pastaj pritet dalja në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit, nga ku Papa i 266-të i Kishës Katolike, do të drejtojë fjalën e parë e do të japë bekimin e parë Apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.