Atë Lombardi: Benedikti XVI e ndjek Konklavin përmes TV e lutet shumë.
Nuk harrohet Papa i nderit, Benedikti XVI, në sa ndiqet me besim e shpresë tymi, që
del nga oxhaku i Sikstinës. Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi
kujton lajmet për Papën Benedikti, marrë nga sekretari i Tij, kryeipeshkvi Georg Gaenswein,
sot prefekt i Shtëpisë Papnore: “Papa i nderit po i ndjek me vëmendje të madhe e pjesëmarrje
shpirtërore ngjarjet, përmes televizionit. Ndoqi edhe Meshën “Pro Eligendo Pontefice”,
si dhe procesionin e kardinajve, deri tek ‘Extra Omnes’, kur portat e Kapelës Sikstine
u mbyllen edhe para syve të Atij që, tetë vjet më parë, pati hyrë kardinal e pati
dalë Papë nga pragu i kësaj porte.