Konklavi: paraqitje e shkurtër e normave për zgjedhjen e Papës.
Paraqitje e shkurtër e normave për zgjedhjen e Papës gjatë Konklavit. Kush voton? Sipas
përcaktimit të nenit 35 të Universi Dominici Gregis (UDB), konfirmuar nga Motu Proprio
e fundit, shpallur nga Benedikti XVI më 25 shkurt 2013, “Asnjë kardinal zgjedhës nuk
mund të përjashtohet nga zgjedhja, si ajo aktive, ashtu edhe pasive, për asnjë arsye
ose pretekst”, duke ndjekur, kështu, atë që shkruhet në Kushtetutën Apostolike Universi
Dominici Gregis e cila, në nenin 40, saktëson, ndërmjet tjerash, se dorëheqja e mundshme
duhet pranuar nga Kolegji i Kardinajve” e “mund të ndodhë për shkaqe shëndeti ose
pengese të rëndë”. I njëjti nen 40 i UDG vendos edhe: “ Në se, rastësisht, ndonjë
kardinal, që ka të drejtë vote do të refuzonte të hynte në Qytetin e Vatikanit për
të pritur punimet e zgjedhjes ose më pas, pasi të ketë nisur zgjedhja, do të refuzonte
të rrinte aty, për të kryer detyrën e tij, pa paraqitur arsye sëmundjeje të vërtetuar
me betim nga mjekët e nga shumica e zgjedhësve, të tjerët mund të vijojnë lirisht
veprimtarinë e zgjedhjes, pa e pritur e pa e pranuar sërisht. Ndërsa, nëse ndonjë
nga kardinajtë zgjedhës detyrohet të dalë nga Vatikani për arsye sëmundjeje, zgjedhja
mund të vijojë edhe pa kërkuar votën e tij; por në se ai dëshiron të hyjë përsëri
në selinë e zgjedhjes, pas shërimit ose përpara, duhet pranuar sërisht. Përveç kësaj,
nëse ndonjë kardinal zgjedhës del nga Qyteti i Vatikanit për ndonjë arsye të rëndë,
të pranuar nga shumica e zgjedhësve, mund të rikthehet e të marrë pjesë në zgjedhje.
Përjashtohen
nga votimi aktiv dy kardinajtë, që kanë numrin më të madh të votave. Motu Proprio
e fundit e Benediktit XVI e ripohon këtë normë, që përmbahet në nenin 75 të UDG.
Detyrat e zgjedhësve (dhe të personelit, që kryen detyra të ndryshme në rendin
e votimit)
Kushtetuta Apostolike e Gjon Palit II, ngul këmbë mbi nevojën
e sigurimit të sekretit të plotë të ngjarjeve të Konklavit, që lidhen drejtpërdrejt
ose tërthorazi, me zgjedhjen e Papës; në dokument mund të lexohet lista e të gjitha
masave paraprake, që duhen marrë, për të ruajtur fshehtësinë e për të shmangur ndërhyrjet
nga jashtë (Neni 51-61 i UDG) Kardinajtë nuk kanë të drejtë t’i japin askujt informacione
për Konklavin (neni 60 i UDG: graviter onerata ipsorum conscientia)
Sipas Motu
Proprio “Normas Nonnullas” të Benediktit XVI, shkishërimi i menjëhershëm ‘latae sententiae’,
për kë shkel sekretin, ka të bëjë me personat, për të cilët flitet në nenin 46 të
UDG (prej këndej, nuk ka të bëjë me kardinajtë). Ndërsa shkishërimi parashikohet
edhe për kardinajtë : në rast simonie, apo shitblerjeje të votës, ndonëse vota
e kardinalit të shkishëruar mbetet e vlefshme e, në këtë kuptim, rezultati i votës
nuk mund të kundërshtohet (neni 78 UDG) Në rast ndërhyrjesh të jashtme (neni 80
i UDG) Në rast marrëveshjesh/ kompromisesh (neni 81 UDG)
Detyra e marrjes
së masave të nevojshme për sigurimin e këtij sekreti si dhe të rregullit gjatë zgjedhjeve,
i takon Kolegjit Kardinalor, që vepron nën autoritetin dhe përgjegjësinë e Kamerlengut
edhe me ndihmën e Zëvendësit të Sekretarisë së Shtetit (neni 55 UDG). Këtij të fundit
Motu Proprio e Benediktit XVI e 22 shkurtit 2013, i shton edhe Zëvendës-Kamerlengun. Dokumenti
i ri modifikon edhe formulën e betimit, parashikuar në nenin 48 të UDG, duke parashikuar
shkishërimin “latae sententiae” që i takon Selisë Apostolike. Formula e mëparshme
në UDG ishte më e përgjithshme (“Me këtë betim deklaroj se jam i vetëdijshëm që, po
ta thej, kjo do të ketë si pasojë ato masa ndeshkimore shpirtërore e kanonike, që
do t’i shikojë të arsyeshme t’i marrë Papa i ardhshëm (cfr. Can, 1399 të C.I.C.).
Fazat
e votimit: Pas Meshës “Pro eligendo Pontefice” të paradites, nis procesioni
solemn drejt Kapelës Sikstine dhe “extra omnes”. Pastaj edhe votimi, në këtë mënyrë: Faza
e parë e votimit (paravotimi) përfshin përgatitjen e skedave, të atyre që do
t’i numrojnë, që do të shkojnë t’i marrin nga kardinajtë, të cilët nuk mund të lëvizin
si dhe rishikuesve. Faza e dytë është ajo e votimit: hedhja e skedave në
kutinë e votimit, numërimi i skedave, numërimi i votave (përsa i përket skedës, ka
formë drejtkëndore. Në pjesën e sipërme, mundësisht me shtyp, duken fjalët: “Eligo
in Summum Pontificem”. Në gjysmën e poshtme kardinali shkruan emrin e të zgjedhurit.
Plotësimi i skedës duhet bërë fshehurazi nga secili kardinal zgjedhës, i cili shkruan
qartë, me shkrim sa më shumë të jetë e mundur, të panjohshëm, emrin e atij, që zgjedh). Faza
e tretë është ajo e pas votimit. Përfshin: 1. numërimin e votave; 2. kontrollin
e tyre. 3. djegien e skedave.
Nëse vijohet menjëherë me një votim të dytë,
skedat e të parit digjen, së bashku me ato të të dytit.
Duhen arritur gjithnjë
dy të tretat e votave. Në se arrihet në ballotazh, duhen gjithnjë dy të tretat e kardinajve
të pranishëm e votues, sepse dy kardinajtë në ballotazh nuk votojnë. Kardinajtë zgjedhës
të pranishëm në Konklav duhet të ishin 117; por do të jenë 115 (Kardinal Darmaatmadja
mungon për arsye sëmundjeje, Kardinali O’ Brien, mungon pas dhënies së dorëheqjes,
më 25 shkurt). Prej këndej, shumica e kërkuar do të jetë 77 vota.
Zgjedhja
bëhet vetëm me votim të fshehtë (norma konfirmohet nga Motu Proprio e fundit e Benediktit
XVI, e 22 shkurtit 2013).
Numri i votave Pas tri ditësh pa rezultat
(12 votime ose 13, nëse votimi i parë bëhet në ditën e hapjes së Konklavit), votimet
ndërpriten së paku për një ditë, për një pushim lutjeje dhe bisedimi të lirë ndërmjet
votuesve dhe për një nxitje shpirtërore, nga ana e Kardinalit të parë të Urdhërit
të Diakonëve. Më pas, edhe shtatë votime. Nëse edhe këtë herë nuk do të arrihet
rezultati, do të ketë një pushim tjetër e një seri tjetër votimesh, ndjekur nga shtatë
votime të tjera, në rast se nuk arrihet tek zgjedhja. Nëse ndodh përsëri kështu, vjen
pushimi i tretë për një nxitje shpirtërore, nga ana e Kardinalit të parë të Urdhërit
të Presbiterëve; pastaj, shtatë votime të tjera.
Në se arrihet në votimin e
33-të ose të 34-t pa rezultat, vijohet me ballotazhin ndërmjet dy kardinajve, që kanë
fituar numrin më të madh të votave. Edhe në këto votime të fundme, sipas asaj, që
ka vendosur Benedikti XVI në dy Motu Proprio-t e 2007-tës dhe të 25 shkurtit 2013,
kërkohet shumica e kualifikuar e së paku dy të tretave të votave të kardinajve të
pranishëm e votues (shih sipër).
“Habemus Papam
Detyra për të
kumtuar zgjedhjen e Papës së ri, i përket kardinalit protodiakon, i cili shqipton
shprehjen e mirënjohur: “Habemus Papam”; veç kësaj, i vë palion Papës së ri, gjatë
Meshës për fillimin e papnisë, Metropolitëve, ose ua dorëzon përfaqësuesve të tyre,
në emër të Papës së Romës (29 qershor). Palio, endur me leshin qengjave e të deleve,
është e stolisur me pesë kryqe, që simbolizojnë pesë plagët e Zotit, dhe me tri gjilpëra,
simbol i tri gozhdave të Kryqëzimit. Kardinali i sotëm protodiakon, nga 21 shkurti,
është kardinali Jean-Louis Pierre Taoran, Kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun
Ndërfetar.Protodiakon është titull, që i përket kardinalit të parë të urdhërit diakonal,
domethënë kardinalit diakon të emëruar para të tjerëve (siç dihet, në Kolegjin kardinalor
dallohen tre Urdhëra: ai ipeshkvnor, me Kardinajtë, të cilëve Papa u cakton një titull
në një nga kishat suburbikare, si dhe Patrikët e Lindjes, që numërohen në Kolegjin
e Kardinajve; urdhëri presbiterial e urdhëri diakonal).