2013-03-10 09:43:54

Shenjtorët e javës 10-17 mars


E diel më 10 mars, Kisha katolike kremton të dielën e Katërt të Krezhmëve ( Laetare - të gëzimit), e gjithnjë më 10 mars kalendari kujton shën Simpliçin, papë dhe shën Gjonin Ogjilviè, meshtar jezuit e martir. Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele të 4-të të krezhmëve na sjell shëmbëlltyrën e ‘djalitplangëprishës’ apo të ‘Atit të mirë’, për të na mësuar gëzimin dhe dashurinë ndaj çdo njeriu që kthehet tek Zot, si dhe gëzimin e rikuperimit të çdo marrëdhënie ndër vëllazërore me tjetrin.

Të hënën më 11 mars kalendari kujton shën Sofronin, ipeshkëv i Jerusalemit. Liturgjia e ditës na kujtojnë se udha që çon drejt shëlbimit kërkon edhe nga ne, si nga Naamani, të shndërrohemi, të harrojmë mburrjen e vetëdashjen e ta lëshojmë plotësisht e përvujtërisht vetveten në dorë të Zotit.

Të martën më 12 mars, kalendari liturgjik e përkujton shën Maksimilianin martir e shën Inoçencin, papë. Liturgjia e ditës na kujton se kur i lutemi Zotit të na falë, ai i Lumi na tregon një rrugë paradoksale: do të falemi, vetëm në se edhe ne falim atë që kemi pranë.

Të mërkurën më 13 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sabinin, martir; shën Kristinen martire e shën Leandrin, ipeshkëv të Seviljes. Liturgjia e ditës na kujtojnë se të jesh i krishterë nuk do të thotë vetëm t’u bindesh urdhërimeve të Tënzot. Kryesisht duhet të dëgjosh Krishtin, që është Rruga, e Vërteta e Jeta dhe ta zbatosh Fjalën e tij.

Të enjten më 14 mars, kalendari Kishtar përkujton shën Matilden, mbretëreshë, të Lumin Plaçido Rikardi, murg në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve të Romës. Shembulli i tyre na kujton se të jesh i krishterë nuk do të thotë vetëm t’u bindesh urdhërimeve të Tënzot. Kryesisht duhet të dëgjosh Krishtin, që është Rruga, e Vërteta e Jeta dhe ta zbatosh Fjalën e tij.

Të premten më 15 mars, kalendari përkujton shën Zakarinë papë; shën Luizën de Marijak, bashkëthemeluese e Bijave të dashurisë e të shën Klementin Hofbauer, meshtar redentorist. Liturgjia na kujton rëndësinë e dëgjimit të fjalës së Zotit e të ballafaqimit me të, sa herë që, si farizejtë, tundohemi të gjykojmë njerëz e ngjarje.

Të shtunen më 16 mars, kalendari përkujton shën Hilari e shën Taciani, martirë të Akuilesë. Liturgjia nënvizon se Zoti ka fjalët e jetës së amshuar, se është dashuri e se na fton të duam e të duhemi. Në festën e tij Kisha na kujton se Jezusi erdhi në botë për të sjellë paqen e njeriut, duke pajtuar mbarë njerëzimin me Hyjin. Përçarjet lindin nga mospajtimi me vetë misionin e Jezusit.

Të dielën e ardhshme më 17 mars, Kisha katolike do të kremtojë dielën e 5-të të Krezhmëve, e gjithnjë më 17 mars, kalendari kujton shën Patrikun, ipeshkëv, apostull i Irlandës dhe shën Gjonin Sarkandër. Liturgjia e kësaj së diele duke na shoqëruar drejt Pashkëve, na paraqet takimin e Jezusit me gruan mëkatare të zënë në kurorëshkelje, të cilën Ai e shpëton nga poshtërimi i mëkatit e nga gjykimi i tjerëve duke i thënë: “Shko, por mbas tashit mos mëkato më!”, ndërsa akuzuesve të saj: “Kush është prej jush pa mëkat. Le ta qesë i pari gurin mbi të!”. Kështu Ungjilli na tregon mundësinë e rilindjes së jetës në faljen e dashurinë e Hyjit.







All the contents on this site are copyrighted ©.