2013-03-10 13:57:29

Pakistan: ekstremistët myslimanë sulmojnë lagjen e krishterë, plagosen edhe fëmijë


Valë e re dhune kundër të krishterëve në Pakistan: dje, në Lahore, fanatikët islamikë u kallën flakën 100 shtëpive të bashkësisë së krishterë vendase pasi, gjatë një sulmi të mëparshëm, i detyruan 150 familje, që banonin në këtë zonë, të iknin me tmerr nga shtëpitë e tyre. Të krishterët u akuzuan për blasfemi, akuzë që deri mediat pakistaneze e konsideruan të rreme. Lidhur me këtë ngjarje tragjike, foli edhe administratori apostolik në Lahore, ipeshkvi Sebastian Shaw, i cili i dënoi ashpër sulmet dhe i shprehu bashkësisë vendase, gatishmërinë për ta ndihmuar dhe solidaritetin e Kishës Universale.







All the contents on this site are copyrighted ©.