Atë Lombardi: “Shpresoj se Papa i Nderit Benedikti nuk i ndjek këto takime”.
Këto fjalë i tha atë Lombardi, duke iu përgjigjur me shaka gazetarëve, që donin të
dinin në se Papa merr njoftime lidhur me punimet e Kongregacioneve të përgjithshme,
në vijim të Selisë Vakante, kur diskutojnë kardinajtë. Është fjala për 133, deri në
Kongregacionin e nëntë. Gjatë diskutimeve nuk mbahen procersverbale, shpjegoi atë
Lombardi, e shtoi: “Besoj se Papa i nderit nuk ka njoftime të hollësishme, por sigurisht
ndjek radio ditoret dhe informohet permes sekretarit të tij tejet aktiv e besnik,
imzot Georg Gänswein".