2013-03-07 17:26:47

Sekretaria e Shtetit të Vatikanit në Twitter


Në këtë moment posaçërisht të rëndësishëm, Sekretaria e Shtetit të Vatikanit bashkohet me mbarë Kishën në lutje për Papën e ardhshëm”. Kështu lexohet në tweetin e parë të faqes zyrtare të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit @TerzaLoggia (nga emri ku gjendet Sekretaria e Shtetit në Pallatin Apostolik në Vatikan). Pra vazhdon vëmendja e Selisë së Shenjtë ndaj botës së social network, që muajve të kaluar pati kulmin me hapjen e faqes zyrtare të Papës, që mbeti aktive deri në ditën e fundit të papnisë së Benediktit XVI. “Faleminderit për dashurinë tuaj e mbështetjen tuaj – shkroi atë ditë Benedikti XVI – Urimi për ju është ta përjetoni përherë gëzimin në vendosjen e Krishtit në qendër të jetës tuaj”.







All the contents on this site are copyrighted ©.