Me 7 marc 1913 ushtrija malazeze mbytëte në Janosh (afër Gjakovet) mizorisht françeskanin
A. Luigj Paliq, vetëm pse, si meshtar katolik e shqyptar i njimendtë, nuk mujt
me pëlqye mizoritë, qi Sllavët bajshin mbi grigjë të tij, as pse s’dijti zemra e dhimbëshme
e tij me mshehë mjerimin qi ndiete, kah shihte se n’ato vise thjesht shqyptare, kamba
e anmikut mâ të madhit të kombit lête gjurmët e veta shkretnuese. (Shih “H.i D”
Marc 1914). Në rasën e kryevjetorit Poeti, me këte vjershë përkujton vrasjen
mizore të këtij dëshmori, tue lypë prej Hyjit, qi të gjikojë mbi dhunë të bame Shqypnisë.
Kjo botue në “H.i D.”, marc 1914. 1. Barbarët... e mbyten! E pra Ky
‘i dhunë kurrkuj s’ia bani; Nuk bâni kand me kja: Per t’keq s’i duel kurr zani; Per
Atme e shejten Fé Punoi me t’drejtë m’ket dhé.
2. I vorfni pa prind
mbetun, Qi kjan, per bukë i mjeri, Te ky shujtën pat gjetun; Ky lott prej
sysh i a teri, S’e la nen dhunë me fshâ E át e mâmë iu bâ.
3. Pse
pra me e mbytë?...Trathtari, E gjaksi e i patenzoni E i trishtueshmi kursari, Qi
s’njeh se shk’âsht zakoni, Kah t’duen ata po mbajn: Pse kshtu me e mbytë t’pafaj’n?...
4.
Por, po; per shka të prujtun Isht’ ky n’dy faje zhye, Qi ndryshej nuk ka mujtun Veç
se me gjak me i shkmbye: Shqypnin dote t’lirueme, E Fén s’ndrrote t’bekueme.
5.
E per ket punë mizori, Ushtari i Malit t’Zi Qi mshrirë s’i njeh krahnori Heshten
i a nguli n’gji, Edhe me tê të ngratit Zemrën shporoi ai Fratit.
6.
U rrzue sherbtori i Zotit —Heu! Si nuk plasi djerri! E syt per t’gjatë të motit Ndermjet
anmiqve i erri: Gjaku prej varrvet t’ngrata Gurglloi mbi buca t’thata.
7.
O Perëndi i amshuem, A thue tu’ i vue kjé trollin Ndo’i rruzlli mâ t’lumnueshëm Qi
per nen qiellë mund t’ndollin Kso punësh mbi ftyrë t’ksaj bote, Pa shkrepun
mnija Jote?
8. Qe shkjau, harlisë krenijet, Meshtarët âsht tue t’i
mbytun; Lterët t’u, seli hyjnijet, Me gjak âsht tue t’i zhytun: E rrfeja
e Jote kisha Por rrzon, e veç çan pisha!
9. As gjaku, pra i Meshtarëvet As
gurt e letervet t’ue S’mund reshkan mshrirë Shqyptarëvet Nuk mujtkan mnin me
t’ zgjue? E fatin e Shqypnís E lankan n’dorë t’shkjenís?...
10.
O e mjera, moj e mjera Shqypni, se keq ké ngelun! Se mirë, moj ty t’thau vera, Qysh
se shkjau âsht tue t’shkelun E tue t’poshtnue pa dhimë, Tue t’lanun n’vaj e
n’brimë.
11. T’kanë rrahë gjithkah me topa, Tue t’djegë e tue t’shkrumue T’kanë
damun copa-copa, Si t’ishe pa zot lshue, E shk’âsht mâ fort per t’kja, Me
dorë t’Mbretnivet t’Mdha.
12. O Zot! O Zot! Mostjetër Per ketë pleqni
trathtare, Qi europa, rrênce e vjetër, Bani mbi tokë shqyptare Deh! Ti mos
len qi niri Kshtû t’a dhunojë pa hiri.
13. Veç m’ty na e kemi shpresën Se
‘i ditë Liri mund t’shohim; Pse nierit fjalët e besën Fort mirë sot po i a njohim; Ai
syt s’i prír kurr njeti, veç ku mund t’grryejë per veti.
14. Prandej
o Zot, prej qiellet Ti priri syt mbi né E bân qi puna t’kthiellet, Si âsht
mirë për Atme e Fé; E gjaku i ktij Meshtarit T’kjoftë falë per komb t’Shqyptarit.