2013-03-06 17:39:05

Takimi lutjeje në Vatikan, me rastin e Kongregacioneve të përgjithshme të Kolegjit Kardinalor.


Me nismën e kardinajve, sot, në orën 17.00 në Elterin e Katedrës të Bazilikës së Vatikanit, u mbajt një takim lutjeje për Kishën, me rastin e Kongregacioneve të përgjithshme të Kolegjit Kardinalor. Kremtimi nisi me Rruzaren Shenjte dhe Misteret e Lumnisë, në gjuhën latine e italiane. Më pas Fretërit e sakrestisë ekspozuan Sakramentin. Të pranishmit u gjunjëzuan për disa çaste në adhurim. Më pas vijuan Lutjet mbrëmësore, kryesuar nga kardinali Anxhelo Komastri. Takimi përfundoi me Bekimin eukaristik, dhënë gjithnjë nga kardinali Komastri, Kryeprift i Bazilikës së Vatikanit.
Kremtimi zgjati rreth një orë.








All the contents on this site are copyrighted ©.