2013-03-06 11:12:49

Poeti arbëresh, Zef Serembre në përvjetorin e lindjes


Si sot, më 6 mars 1843, në Shën Kozmën e Arbëreshëve të Kozencës në Itali, lindi poeti i shquar arbëresh, Zef Serembre. Shkrimtar e poet tejet i frytshëm la pas vepra të shumta të pabotuara; krijimtaria e tij poetike qe botuar në gazeta e rivista; Krijimtaria poetike e Zef Serembres është e lidhur ngushtë me periudhën e lëvizjes kombëtare shqiptare. Thuhet se ka patur një krijimtari të pasur, por pas kthimit në Brazil humbi gjithë dorëshkrimet me drama, poema, poezi e përkthime. I nipi i tij, Kozmo Serembe, mblodhi çfarë gjeti nga krijimtaria e Zef Serembes dhe i botoi me titullin "Vjersha" më 1926. Ndër titujt e përfshirë janë: "Për lirinë e Venetisë", "Zonjës Elena Gjika", "Fati", "Jeta e Shën Mërisë së virgjër", "Kënga e mallit të parë", "Më të bukurës që është në Strigar", etj. Zef Serembre vdiq në Brazil më 19 shkurt 1901 në një gjendje të rëndë mendore.







All the contents on this site are copyrighted ©.