Imzot Lazer Mjedja, bariu i bekuem shpirtëror i Shkodrës
Duke shfletuar kalendarin historik kujtojmë sot përvjetorin e vdekjes së imzot Lazer
Mjedjes, kryeipeshkvit metropolit të Shkodrës. Para se të drejtonte Kishës dioqezane
shkodrane, imzot Lazer Mjedja qe ipeshkëv i Sapës, kryeipeshkëv i Shkupit, e kudo
jetoi e veproi la gjurmë të rëndësishme si bari ungjillor e mbrojtës i grigjës së
Zotit dhe i kombit shqiptar. Imzot Lazer Mjedja qe një prelat i shenjtë, luftëtar
i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor
i vlefshëm i gjuhës shqipe, këshilltar dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemër bujar
i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnìs letrare “Agimi” dhe i shoqnìs
botuese “Jeronyme”. Lazër Mjeda, lindi në Shkodër në një familje
shumë të varfër, me 6 mars të vitit 1869, ndërsa vdiq më 8 korrik të vitit 1935. Imzot
Lazër Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka qenë ipeshkëv edhe në dioqezën
e Sapës, kryeipeshkëv i dioqezës së Shkupit. Luftëtar i pathyeshëm për të drejtat
e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar
dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare, themelues e
kryetar i shoqnisë letrare “Agimi” dhe i shoqnìs botuese Jeronyme. Me 6 gusht
të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu
si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot
nga fshatarët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe
ndër ma të rinjtë nga mosha. Si ipeshkëv ndërtoi shumë struktura kishtare si
dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre
Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtare; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës.
Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare "Agimi" e cila botoi tekstet
shkollore të asaj kohe. Më 1905 qe emëruar si ndihmës i ipeshkvit Imzot Guerinit
dhe si i tillë rrethoi me mure e parmakë hekurit oborrin e Katedrales dhe ndërtoi
rreshtin e dyqaneve në pjesën jugperëndimore të oborrit, si dhe plotësoi kullën e
kishës. Gjatë kësaj periudhe shoqnitë letrare janë në lulëzim të plotë. Më 1909
qe emërua Arqipeshkëv i Shkupit ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për
lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi,
si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Në Shkup ndërtoi
selinë kryeipeshkvnore dhe shtëpinë e Kishës famullitare. Më 1922 erdhi Arqipeshkëv
i Shkodrës ku u vu menjëherë në punë për të përmirësuar dhe pasuruar Kishën e shtëpitë
famullitare dhe nisi ndërtimin e kishës së Rusit. Stolisi kapelën e Arqipeshkvisë,
në formë artistike, nën drejtimin e artistit Kolë Idromeno, i cili me duart e veta
goditi Elterin. Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi
librin "Rruga e Shelbimit" dhe me 19 mars1923 bekoi kambanat e reja të Kishës Katedrale.
Me 4 gusht 1929 shuguroi ipeshkëv Imzot Pjetër Gjurën Arqipeshkëv të Durrësit dhe
Imzot Frano Gjinin ipeshkëv Abat të Mirditës në shtator të vitit 1930. Të dielën
më 7 korrik kur nëpër Kishat e maleve e të katundeve të Shqipërisë jehonte kënga monotone
për nga melodia, por plot dalldi e burrëri për nga shprehja e fjalëve: “Un prej
Zotit jam i kështenë”, hartuesi i saj, imzot Lazer Mjedja, metropolit i Shkodrës,
kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur - i kundërshtuar
dhe i respektuar, fillonte fazën e mbrame të jetës tokësore, hynte në agoni e të nesërmen
më 8 korrik të vitit 1935 në ora 17.20 të, shpirti i tij i bardhë shkëputej ëmbël
e fluturonte ndër krahë të Krijuesit të vet. e funerali i imzot Lazër Mjedjes qe ndër
ma madhështorët që iu banë arqipeshkvijve katolikë në Shkodër e Shqipëri. Me 1926
pati kremtuar 25- vjetorin e ipeshkvisë. Don Lazër Shantoja shkruante në revistën
‘Leka’ të vitit 1935 se nga imzot Mdjedja “Ka metë vetëm shembulli i madh qi na ka
dhanë e shembujt e mëdhaj nuk janë dhanë kurr kot! Nji bari shenjt ka dekë. T’a
nderojmë. Nji atdhetàr i pastër ka dekë. T’a ndjekim. Nji burrë ka dekë. T’a
qajmë. Emzot, pse na lae?”.
Un prej Zotit jam i kshtene e gjithmone
kshtu due me kene Qysh n'ate dite qi jam pagzue ne ket Fe Shejte jam i shkrue dhe
ne ket Fe une due me rrnue kam me vdeke e s'kam me l'shue, pse e di mire se
s'ka shelbim per njata qe s'kane besim. Feja e Krishtit ne na mson se i Zot
vetem ne qiell sundon, se ky Zot s'ka pase fillim as s'ka kurr per te pase mbarim. Ai
i Lumi me ka krijue per me e dashte e me ndigjue e nji dite ka me m'gjykue a
ne parriz a ne ferr me m'cue. Vec nji Zot e tjeter s'ka, por prej Fes dime edhe
ma: se ne ket Zot jane sakt tre Vete me i natyre e me i pushtete, me nji
te kenun me i Hyjni e ksaj i thone Shejtja Trini: Ati e Biri e Shpirti Shejt. Vetja
e dyte qe eshte Biri per ne deshti me u ba nieri me u ba nieri e me na pshtue prej
robnise djallit te mallkue, pse ne dore te ti ne kjem shti prej Adamit me i
mkat te zi. Biri i Zotit nieri u ba Jezu Krisht emnin e ka. Ai na leu prej
Zojes se bekueme me nji menyre gjith te mrekullueme Tridhet vjete kur mur me
i kap Fen e vet ka dashte me e hape ndej tri vjete tuj predikue Fen qe Zoti
vete ka cue E fortcoi me mrekulli qe shume bani me larmi. Tek e mbramja per
mekatenore u lshoi veten cfutve ne dore qe e rrahen e, e munduen kryzt me
ferra ja rrethuen e mbandej me i dhane mundim e kryqezuen me te madh poshtnim. Po
prej vdekje Krishti u ngjall edhe e mujti hasmin djall e ne qiell hypi gjith
lumnue vjen nji dite me na gjykue. Kush ka te mbaje ket fe te vertete e me
vepra ta nderoje ai shelbimin ka me gjete e ne Tenzone me gezue gjithmone. Ashtu
kjofte. Figurën e jashtëzakonshme të këtij bariu shpirtëror e kombëtar, të
imzot Lazer Mjedjes po e kujtojmë me studiuesin Agron Gjekmarkaj......