2013-03-06 15:48:48

Fotot e para të Papës së nderit Ratcinger, në kopshtet e Kastel Gandolfos


Në sa vëmendja e Kishës katolike është përqendruar plotësisht në parapërgatitjen e ngjarjes së madhe, mbledhjes së Konklavit e vijojnë Kongreagacionet dhe lutjet, Papa i nderit, Ratcinger, ndodhet në Kastel Gandolfo. E, kemi edhe fotot e para të Tij në Selinë verore të Papëve. Në fotografinë e parë, botuar në numrin e sotëm të së përjavshmes “Chi”, e shikojmë të veshur me një xhakavento në kopshtet e Kastel Gandolfos, shoqëruar nga imzot Georg Genswein dhe nga disa murgesha laike. Papa i nderit mediton e lutet për Kishën e Krishtit, për Papën e ri e për fatet e mbarë njerëzimit.









All the contents on this site are copyrighted ©.