2013-03-05 15:47:45

Telegrami i kardinajve plot mirënjohje drejtuar Papës së nderit, Benediktit XVI


Kardinajt e mbledhur në Vatikan për kongregacionet apo takimet e përgjithshme para konklavit, i kanë dërguar Papës së nderit Benediktit XVI, që tani gjendet në Kastel Gandolfo, një telegram, nënshkruar nga Dekani i Kolegjit Kardinalor, Angelo Sodano, ku edhe një herë shprehin mirënjohjen e tyre për udhëheqjen e ndritur të Kishës gjatë gati tetë vjetëve të papnisë Ratcinger.
Shenjtërisë së Tij,
Papës së nderit Benedikti XVI
Kastel Gandolfo

Etërit kardinaj, mbledhur në Vatikan për Kongregacionet e tyre të përgjithshme, në pritje të Konklavit të ardhsëm, Ju dërgojnë përshëndetjen e tyre të devoçme duke Ju shprehur përsëri mirënjohjen e tyre për të gjithë ministerin tuaj të ndritur papnor si dhe për shembullin e nxitjes bujare baritore, që u dhatë atyre për të mirën e Kishës e të botës.
Mirënjohja e tyre shpreh edhe miradijen e mbarë Kishës për punën tuaj të palodhur në vreshtin e Zotit.
Anëtarët e Kolegjit kardinalor kanë besim në lutjet tuaja për ta, ashtu si edhe për mbarë Kishën Shenjte.

Anxhelo Kardinal Sodano
Dekan i Kolegjit Kardinalor.







All the contents on this site are copyrighted ©.