Pjetër Pepa mbi 4 mars 1946, martirët e parë të Kishës në Shqipëri nën komunizëm
Pjetër Pepa: 4 mars 1946, pushkatohen Ate Gjon Fausti, Ate Daniel Dajani,
Pater Gjon Shllaku, seminarist Mark Çuni e shume te tjere.
-"Zbulimi"
i organizatave "terroriste". -Kush ishin te gjykuarit? -Zhvillimi
i gjyqit e pushkatimi.
"Zbulimi" i organizatave "terroriste" Eshte
periudha kur pushteti komunist ka tashme mbeshtetjen e fuqishme te Stalinit, dhe,
madje rekomandimin qe te bashkerendoje veprimet e te zgjidhe problemet e veta me Jugosllavine”moter”
te Titos.. Flirti e miqesia mes dy shteteve don edhe provat e sakrificat e veta. Sapo
eshte marre pushteti, jane zgjedhjet e para te mbas luftes dhe ne udhekryqin e sapokrijuar,
pushteti komunist ndodhet para dy problemeve. Ne radhe te pare kerkon medoemos qe
ata te dalin ashtu si don ai, pra afro njeqind per qind, rezultat ky i cdo diktature.Thene
shkurt, nuk ka kundershtare politike, nuk ka mendim ndryshe, nuk ka tjeter vec idhtare
te ideologjise komuniste, (me perjashtim te gjithe atyre qe ne se mendojne e votojne
ndryshe, nuk jane tjeter vecse armiq te popullit, te pushtetit e te gjithkujt tjeter
ne kete vend).albanovaonline.com Nga ana tjeter duhet ruajtur edhe nje fare”fytyre”me
rregullat e perendimit, me shtetet e tjera demokratike te Evropes qe kane tjeter standart.
Ata pranojne dhe kane alternative kunder, kane kundershtare, kane votues kunder ,
dhe vetem vota demokratike eshte ajo qe te jep ose te heq pushtetin. Ne kete udhekryq
jane te dy palet. Pushteti qe u muar me gjak e me gjak do te mbahet dhe kundershtaret
qe mendojne se derisa jemi pjese e Evropes dhe me ndihmen e saj u cliruam, duhet te
na lejohen edhe rregullat e saj te lojes. Natyrisht, votimet behen mbas nje viti clirim,
pra me 2 dhjetor 1945 dhe sigurisht ende nuk ka ligj qe i ndalon e as qe i lejon votimet
ndryshe, organizimin e shoqatava , organizatave apo partive alternative. E nuk ka
as edhe tradite demokratike. Dicka ka filluar ne periudhen e Zogut, me ndarjen e Parlamentit
se paku ne Popullore e Opozite por mjerisht perfundimet e Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit,
Hasan Prishtines, Bajram Currit, Gjon Gazullit e sa e sa tjereve te vrare tradhetisht,
pushkatuar apo varur zyrtarisht, arratisur apo syrgjynosur detyrimisht, kishin treguar
se ne dijme pak te lozim lojen demokratike kur eshte puna per marrje e mbajtje pushteti.
E aq me pak e dijne kete diktatoret e diktaturat. Duke dashur te imitoje perendiminin,
shteti vete kerkon te lejoje njefare pluralizmit, por as ai vete nuk e din, si e cka,
do te behet. Ndonje minister apo deputet ka mendimin e propozimin e tij por ne diktatura
vendos vetem njeshi, diktatori, qe lidhet me miqte e tij dhe vendos, madje edhe duke
sakrifikuar e bere kurbane, ato te mendimit ndryshe, qofshin deputete, ministra apo
edhe kryeministra... E drejta eshte me te fuqishmin dhe cdo mendim ndryshe, sidomos
veprim ndryshe, s’eshte hiç me pak, vecse veprim armiqesor, tradheti ndaj popullit
e atdheut, tradheti e idealeve komuniste qe jane fituar me gjakun e deshmoreve e qe
do te mbrohen me cdo kusht, qofte edhe me gjakun e sa e sa tjereve mbas tyre. Ne
keto rrethana linde vetvetiu mendimi, aspirata apo deshira , te behet dicka qe te
shpetohet Shqiperija nga nje sistem i tille autoritar qe po instalohet, ku nuk te
lejon te drejten themelore baze, ate te votimit sipas deshires e mendimit tend... E
organizojne kete politikanet, e perqafojne intelektualet, e mbeshtesin te rijte.......e
aprovojne kleriket, gjithsesi diktatura ka nje ligj te prere. Te gjithe do te ndeshkohen,
do te trajtohen si armiq...do te eleminohen...Ja sepse, perballemi me krijimin e partive
dhe organizatave opozitare me figura te tilla te njohura si Qenan Dibra, Sami Qeribashi,
Musine Kokalari e sa te tjere qe te gjithe i priste burgosja, tortura e plumbi i shpejte.
Ata vinin nga kultura e mendesi te ndryshme evropiane dhe mendonin se edhe ketu, sapo
u fitua liria e u cliruam nga te huajt, do te vendoset e njejta demokraci mendimi
e votimi. Por deshirat e aspiratat e tyre mbyten qe ne lindjen e tyre, qe ne djep,
qe ne shfaqjen e mendimit apo ne mbledhjen apo takimin e pare. Sa dite apo muaj ishin
ne dispozicion per kete pune? Ja mjafton nje llogaritje e thjeshte. 28 Nentori i 1944
ishte clirimi vrastar, 2 dhjetori i 1945 perfundonte gjithcka, me zgjedhjet. E kur
mund te kishte linde mendimi i ketij pluralizmi apo krijimit te ketyre partive? Nga
gjysma e vitit 1945, pra nga maj-qershori. E per keto kater pese muaj le t’i quajme
aktivitet politik kundra, do te pushkatohen me dhjetra politikane e deputete, intelektuale
e klerike, te rinje e te moshuar qe do te kemi rastin t’i kujtojme diku me poshte...duke
perfshire sigurisht edhe ato qe kishin punuar e luftuar per komunizmin si deputeti
Kole Prela, apo ministra si Gjergj Kokoshi e shume e shume te tjere. Le te ndalemi
sadopak ne ato mijera faqe ” aktivitet politik , reaksionar, armiqesor ” , qe plotesohen
vetem per Klerin katolik, per keto muaj fatale nga diktatura e pas zgjedhjeve. Sigurisht
qe, do te dukej naïve te pushkatoheshin ne mase klerike per zgjedhjet, per organizatat
apo mbledhjet e thjeshta, qofshin edhe me trajtimin e ndonje problemi politik. Por,
keto beheshin”bindese” kur ketyre veprimtarive i shtohej fjala ”terroriste”; i bashkangjiteshin
armet, i jepej karakter perpjekjesh per permbysje me dhune e te tjera epitete te kesaj
natyre qe nuk ishte veshtire t’i shtoheshin e te amplifikoheshin pastaj menjihere
me te madhe nga shtypi e radiot sa te benin te kujtoje se gjithcka behej kunder komunizmit
e diktatures, gjithkush ishte kunder saj nuk ishte tjeter vecse kriminel, gjakatar,
armik. Kjo ishte terminologjia e diktatures dhe kjo i referohej qofte edhe nje
mbledhjeje te zakonshme qe ishte bere, apo nje varrimi te zakonshem qe ishte organizuar
nga te rinje qofshin ata 22 vjecar e qe nuk kishin as edhe nje vit qe kishin ardhur
nga italia si D.Anton Muzaj me shoke. Zbulimi dhe arrestimet Gjatë
punës disavjeçare kushtuar martirizimit të Klerit katolik shqiptar, kemi arritur në
përfundimin se synimi i mbrapshtë dhe përbindsh i asgjesimit të këtij Kleri dhe gjithçka
ishte krijuar prej Tij, u bë e mundur duke kaluar nëpër tre etapa, ose të thuash duke
i dhënë tre goditje kryesore të mëdha. Goditja e parë eshtë kjo e rradhës, me synimin
për shkaterrimin e Urdhërit jezuit. Goditja e dyte e madhe, me synim shkaterrimin
e Urdhërit tjetër françeskan, për të cilën si”casus belli” do të gjendeshin armët
e futura në Kuvendin e Kishen e Gjuhadolit. Goditja e tretë e përfundimtare do
të vinte afro 20 vjet më vonë me një tjetër”casus belli” sa të shpifur aq të sajuar,
te huazuar kesaj rradhe nga pervoja kineze, një të ashtuquajtur ”Fjalimi Programatik”
i Diktatorit mbas të cilit , ”rinija” do të hidhej gjoja kundra mbeturinave mikroborgjeze
e njollave të huaja, në qendër të të cilave ishin edhe bestytnitë dhe mbeturinat fetare.albanovaonline.com
Në fakt, goditjet, burgosjet e vrasjet do të fillonin që me të ashtuquajturin
çlirim e nuk do të ndërpriteshin deri në fundin e diktaturës, megjithatë, kjo nuk
hedh poshtë faktin se vertetë këto ishin tre goditjet kryesore, aq më tepër duke pasë
parasysh faktin se shumë viktima tjera do të vazhdojnë edhe më pas në të gjithë dioçezat
katolike, si pjesëtar të këtyre organizatave të sajuara e duke i vendosur , sipas
vlerave të tyre, në pozicionet drejtuese e organizuese, duke i çuar drejt pushkatimit
ose mbytjes ndër tortura deri ata qe s’ dinin gje fare ne ket drejtim. Ky “casus belli”
do te sherbente gjate per cilindo e gjithkend; per gjithcka e gjithkund, ne klerin
katolik shqiptar e pse jo edhe me tej... Pra, kjo e kesaj radhe, padyshim përbënte
goditjen e parë të madhe që shoqërohej me martirët me te spikatur të saj. Rradhen
tashme e kane jezuitet. Eshte nder to edhe nje franceskan i spikatur. "Çka i ka
borxh Shqipnia françeskanëve? Kurrgja! Françeskanët janë të Shqipnisë" Kështu
do të shprehej në prag të vdekjes së françeskanit, poetit Kombëtar - Fishtës së madh,
At Gjon Shllaku në fundin e vitit 1940. Dhe te tjerët që erdhën mbas Tij, në ditët
e rënda të diktakturës së sapovendosur komuniste ”falënderuan” Zotin që e mori e nuk
e gjeti gjallë kjo diktaturë e egër. Me siguri do ta kishin pushkatuar edhe Ate, madje
ndër të parët, ashtu siç i hodhen eshtrat ne Drin, e sic po pushkatonin edhe nxënësin
e tij, filozofin Pater Gjon Shllakun me shokë i cili tashme sapo eshtë futur në qelitë
e errëta të Sigurimit. E në krah me ta do të gjenden edhe dy titullarët kryesore
të Urdhërit jezuitë, të atij Urdhëri që zunë vend në trevat shqiptare rreth vitit
1840 e që në vitin 1942 me rezidencat e tyre, në Shkodër e Tiranë, numëronte 47 vëllezër
e etër me rreth 65 seminaristë dioqezianë e 36 seminaristë jezuitë. Duhet te kujtojme
ketu se, gjatë okupacionit gjerman shtëpitë e shoqërive jezuite u kthyen në strehë
për të gjithë ata që kishin nevojë për ushqim e ngushëllim. Madje duke mbrojtur shqiptarët
e italianët nga trupat "SS", në nëntor të 1944 do të plagosej rëndë në shtyllën kurrizore
edhe vetë titullari i tyre At Gjon Fausti, misionar nga Italia e që, tashme sapo eshtë
futur në këto qeli të tmerrshme. A ishte zbulim i ”rastit” apo vazhdim i nje fushata
te eger ekzekutimesh qe ishte planifikuar me kohe nga diktatura? Le t’i referohemi
vetem nje pasazhi te shkurte: "Tashmë e kam rradhen unë, por mjerisht s'jam i pari
as i fundit. T’i lutemi Zotit të na japë forcë e guxim për të përballuar martirizimin”,
do t'i thoshte miqve të vet P.Gjon Shllaku. Ja kishte ndjerë zemra?! Diçka më tepër.
Ishte sinjalizuar nga dashamirësit e vet se qëndronte në krye të listës. Madje një
herë gjatë takimit të Ambasadorit Jugosllav Jozef Gjergja(1) me Enver Hoxhën ky i
fundit shënd e verë i kishte thënë: "E mbytëm P.Anton Harapin e me të kemi plagosur
për vdekje Klerin Katolik", por diplomati i vjetër panserb do t'i përgjigjej: "Po...
por keni ende gjallë P.Gjon Shllakun, që peshon shumë". E këtë fjalë përkthyesja ja
kishte thënë të shoqit në shtëpi, që kish qëlluar ish-nxënës e admirues i At Gjonit
dhe që kishte gjetur rrugën për t'ia çuar në vesh. Ja pra se pse priste radhën At
Gjon Shllaku, edhe pse pa ditur se ku mund të shpërthente "faji". E jo vetëm ai. Ky
fat priste gjithë klerin. Situata e ndjellte këtë. Ndoshta, Ai, për vlerat e mëdha
që kishte, këte rradhë shkonte disi para kohe. Rradhën e kishte Urdhëri Jezuit.
Ai ishte në shenjestren komuniste. Ndaj françeskanëve, besimtarët në veçanti por dhe
shqiptarët në përgjithësi, kishin më tepër respekt e dashuri. Ata kishin shekuj që
ishin vendosur në këto treva dhe kishin kaluar halle e shqetësime bashkë me to. Madje
zhgunamurrtë e Asizit i ishin gjetur fort këtij populli edhe në momentet më delikate
e deri në perpjekjet e shpeshta për liri e pavarësi. Ata ishin të përhapur gjithkah
nepër malësitë më të thella ku jetonin me shqetësimet e hallet e mëdha e të vazhdueshme
të këtij populli fatkeq që nuk i ndaheshin pushtimet e mundimet. Disi më ndryshej
qendronte puna me jezuitët. Duke qenë Urdhër më i ri, i vendosur shumë më vonë, duke
qenë shumica të huaj, italianë, me atë jetën e tyre më kulturore e moderne, urreheshin
më shumë nga komunistë që dhe mendonin se edhe në popull do ta kishin më të lehtë
diskreditimin e tyre. Ndaj ishin venë të parët në shinjestër. Duhej gjetur një ”casus
belli” që me një gur të vriten dy zogj. Dikush diskreditohej, denohej e pushkatohej,
por, ajo që ishte më kryesorja, mbas kësaj, të eleminohej fare ky Urdhër i rrezikshëm
për shkollat e fuqishme që kishte krijuar, për atë ”fidanishtë” të klerikëve të rinjë
që kishte nxjerrë e do të vazhdonte të nxirrte edhe në të ardhmen. Një nxënës dhe
shok i Dajanit kujton: "Një herë tek shkonim rrugës, një grumbull të rinjsh e ushtarësh
sa na panë, u drejtuan nga ne e filluan të bërtasin: fashistë, tradhëtarë, reaksionarë.
Mua më shpëtoi goja dhe thashë "Ma keq se me italianë e gjermanë. Ma mirë nën të huajt
se sa nën komunistët shqiptarë. E At Dajani siç ecte ngadalë e me dinjitet, sikur
s'i dëgjonte aspak të shamet, më atë zërin e tij të butë më përgjigjet: "Jo, jo s'asht
ashtu, këta sado që komunistë, janë shqiptarë. Më mirë nën ta se të huajt. Kjo furtunë
erdhi me armë e dhunë, por një ditë jo të largët çdo gjë do të fashitet, prap paqja
e drejtësia do të zotërojnë". E duke parë habì në sytë e mi shtoi: "Ndoshta nuk mundesh
tash, si i ri i zemëruem, me e kuptue çka të thashë, por një ditë do të shohish se
Zoti ka me e ba mirë". E s'kish si mos të dilte profetësia e një njeriu të urtë, të
shenjtë, sido që vonoi mjaft. Le të vazhdojmë me situaten konkrete. Në fund të
nentorit , me 27, pak ditë para zgjedhjeve, Sigurimi i Shtetit arreston një nga pjestaret
e mbas tij me rradhë, me 7 dhjetor Mark Cunin e te tjera arrestime pafund. Pak
javë pas arrestimit të Faustit e Dajanit, me kete pretekst, më 20 janar të 1946 qeveria
urdhëron përjashtimin e menjëhershëm të të gjithë misionarëve të huaj. Do të iknin
mbi 200 misionarë që kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre në shërbim të popullit
shqiptar në mes të cilëve 25 jezuitë, disa nga të cilët kishin mbi 40 vjet që jepnin
mësim në këto institucione.albanovaonline.com Ditën e nisjes ata do të përcilleshin
nga një grumbull qytetarësh shkodranë, ish-nxënës e admirues të tyre, aq sa policia
ishte e paaftë t'i shpërndante. Me lot në sy Fra Bertoloti, mësues prej vitesh, do
t'i drejtohej masës për ta qetësuar. “Nuk është populli shqiptar që po na nxjerr jashtë.
Këtë e tregon prezenca juaj". Jane te shumte Ata dhe e madhe eshte vepra e Tyre.
Duhen libra te tere per te paraqitur vlerat dhe kontributet e tyre, por le te ndalemi
vetem ne dy prej tyre. E madhe dhëmbja e largimit te tyre por mjerisht edhe më
i trishtë do të ishte fati i atyre që mbetën në këtë rreth të 10-të të ferrit dantesk,
ndër të cilët do të ishte italiani Fausti me vëllezërit e nxënësit e tij shqiptar
që do të dilnin para gjyqit e më pas do të pushkatoheshin. P.Daniel Gjeçaj kujton:
”Pas 1 muaji policia do të futej sërisht në Komunitetin jezuit, ndërsa kryhej lutja
e mbrëmjes. Ishte i 27-ti kontroll, e 27-ta raprezalje që do të kishte fundin e vet
tragjik. Nga policët e armatosur i gjithë personeli u grumbullua në "rrefectorio"
për një mbledhje. Një major i ri, i drejtohet At Mark Harapit e me ironi i thotë:
"Hë, çfarë keni kundër nesh ju jezuitët? Ti e din që Krishti ka kenë komunisti i parë!
”Po”, eshtë aty për aty përgjigja e filozofit, ”vertetë Krishti ka kenë komunisti
i parë, por ai nuk kishte armë”. Kjo natyrisht shkaktoi duartrokitjet spontane
të seminaristëve, por edhe goditjen me qytë që oficeri partizan hodhi fratin përdhe
e që edhe aty e pasuan shqelmat e goditjet e të tjerëve. Dy ditë e dy netë rrethim
e kërkim e së fundi, lexohet një dekret sipas të cilit me urdhër të Ministrisë së
Punëve të Brendshme Komuniteti jezuit shpërndahet, shkollat mbylleshin, pasuritë konfiskoheshin.
Ky akt ilegal e i pabazuar në asnjë ligj kushtetues do të mbyllte me trishtim misionin
shekullor të jezuitëve. Diçka më vonë, mbas shumë peripecishë e vuajtjesh, i njëjti
fat do të ndëshkonte gjithë klerin shqiptar. Shqipëra kishte synimin e zi të bëhej
i vetmi shtet ateist në botë, dhe e kishte gjykuar jo keq. Duhej filluar nga ajo”fidanishtë”
e rrezikshme nga ai Urdhër i”rrezikshëm”.
Qellimi, e verteta dhe skenari
i ketij gjyqi Le t’i referohemi librit ”Dosja e diktatures”(2). Të inspiruar
nga shpirti demokratik i moshës rinore, shumë larg realitetit komunist, kishin vendosur
vërtetë të formonin një organizatë. E dinin atë si të ligjshme mbi bazën e ligjeve
në fuqi dhe donin ta sanksiononin me zgjedhjet e 2 dhjetorit të 1945. E donin fort
Shqipërinë, donin fort fenë, por nuk donin, madje e urrenin komunizmin si rrezik për
Shqipërinë dhe fenë. Ndaj kishin vendosur që të bënin diçka në këtë drejtim. Kishin
dëgjuar se edhe në Tiranë Qeribashi, Kokalari, etj. kishin filluar diçka të tillë.
Megjithatë gjithçka bëhej në konspiracion pse frika ishte, diktatura kishte pasur
rastin të prezantonte fytyrën e saj me gjyqin special e shumë ngjarje të tjera. Vërtet
ishin përgatitur, shtypur dhe shpërndarë disa trakte. Njëri për shëmbull titullohej
"Poshtë komunizmi, Rroftë Shqipëria" e bënte thirrje që të mos i jepeshin votat komunistëve.
Në një trakt tjetër shkruhej: "Në përgjigjen që qeveria i bën Britanisë së Madhe e
SH.B.A., Enveri mes të tjerash tha: "Liria e shtypit ka qenë dhe do të jetë një nga
parimet themelore të demokracisë sonë". Po e sheh vetë o popull, sa gënjeshtër është
kjo. Ku është liria e shtypit? Asnjë revistë opozitare! Liri fjale - një fjalë me
folë dergjesh në burgje". Në një trakt tjetër të 27 nëntorit që i përkiste organizimit
të Rinisë demokratike shkruhej: ”Mos gabo të votosh për bishat komuniste". Në traktet
e para të kësaj organizate lexojmë: ”Masakrat në Shqipëni i bajnë me urdhën të Titos
dhe të Stalinit”. Një poezi satirike i kishin bërë Tuk Jakovës, Gjon Shllaku dhe Mark
Çuni dhe ja kishin dërguar në derë. Një Memorandum që i drejtohej opinionit botëror
për njohjen e Organizatës ishte përkthyer në frëngjisht e dorëzuar nga Gjelosh Luli
gjeneralit Hudkson në Kafenë e Madhe. Në Memorandum thuhej që nuk duam partinë komuniste
dhe parashihej që nuk do të ketë votime të lira. Memorandumi do të përfundonte me
"Rrofshin aleatët shqiptarë. Rroftë Bashkimi shqiptar!". Një mbledhje e grupit ishte
bërë në rrëfyestoren e Seminarit ku ishte biseduar për propagandën dhe ndarjen e trakteve
e ku Matish Çefa ishte ngarkuar të krijonte e të mbante lidhjet me organizatën homologe
të Tiranës. Por, natyrisht asaj situate kontrolli, raprezaljesh e spiunimi nuk
kish si t'i shpëtonin seminaristët "naivë" ndaj djallëzisë sllavo-komuniste. Disa
prej tyre u zunë duke ndarë traktet në lagjet Arra e Madhe, Gurazez etj. Arrestohen
më 27 nëntor Gjovalin Zezaj e Luigj Kçira e disa ditë më vonë Mark Çuni me shokë.
Më 8-9 dhjetor arrestohen Gjon Shllaku, Ernest Dema etj. Më 31 dhjetor Fausti, Dajani
etj. Në janar edhe At Gjon Shllaku e mbyllet kështu cikli i arrestimeve që përmbledh
39 vetë. Dhe shpejt Zoi Themeli, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, do të njoftonte
Gjykatën Ushtarake të Shkodrës se: "Më datën 27.11. 1945 ky seksion nëpërmes elementëve
të vet ka zbuluar një Organizatë me tendenca fashiste me emrin "Bashkimi Shqiptar",
e cila ishte e organizueme në Seminarin papnuer, pranë etërve jezuitëve dhe e drejtuar
prej elementëve udhëheqës të klerit". E ishte pikërisht në prag të festave të Nëntorit
të parë pas çlirimit vrastar, ç'ka siç do ta shohim, s'ishte rastësi e do të përsëritej
edhe më pas. Dhe tashti mbi këtë të vërtetë skenari ishte i gatshëm: -P.Gjon
Fausti e P.Dajani ishin organizatorët e udhëheqësit e organizatës "Bashkimi shqiptar".
-P.Gjon Shllaku, ishte organizator dhe udhëheqës i organizatës demokristiane.
Dokumenti përcjellës i prezantonte Ata: "Me ndihmën e reaksionit grek e anglo-amerikan,
kanë përgatitë terrenin për një kryengritje me armë që do të bëhej në muajin dhjetor
ose të shumtën deri për Krishtlindje. P.Fausti, Dajani e Shllaku janë njerëzit më
të vlefshëm të klerit në çdo pikëpamje. P.Gjon Shllakun opinioni e mban si patriot,
por në të vërtetë si elementë fashistë dhe me kulturë shumë të gjerë janë persona
që nuk i vlejnë regjimit të sotëm, prandaj janë armiqtë më të mëdhenj" (No Comment)!
Tashti e kishte radhën një tjetër aktivitet, e kishin radhën data të tjera. Datat
e arrestimeve do të pasoheshin nga ato të hetimeve:albanovaonline.com Më 10 dhjetor
të 1945 merret në pyetje P.Fausti nga Fadil Kapisyzi. Më 20 janar është takimi
i P.Dajanit me Kapisyzin. Më 24 janar vjen personalisht Aranit Çela dhe brenda
një dite plotëson procesverbalet për të gjithë. E kështu: një procesverbal nga punonjësit
e Degës së Shkodrës, një deklaratë e marrë nga gjithsecili dhe një procesverbal i
përpiluar nga vetë Aranit Çela - këto ishin gjithë faktet e gjithë provat që do të
vërtetonin "krimet" e rënda të kryera nga ata. Por ndoshta më shumë se me hetimet,
të tjerët merreshin me "trajtimin" e tyre aty brenda qelive të errëta të Degës së
Shkodrës ose siç quhej ndryshe, krematoriumi i vogël... Ndërkaq punohej me zell
edhe jashtë në opinionin publik. Më 4 shkurt të 1946 në përvjetorin e masakrës
së Tiranës nga ”SS” organizohet para jezuitëve një tubim ku manifestuesit thërrisnin:
Poshtë kriminelët, plumbin ballit tradhëtarëve, e nga njerëz të zgjedhur e të porositur
këndoheshin këngët: "Padër Fausti / burrë i vjetër, / veç fashizmit / nuk don
tjetër". "Ky Padër / Danjel Dajani, / desht gjithkah / t'i shkonte zani", Gazeta
"Bashkimi" e "Zëri i Popullit" gjithë atë periudhë ishin të mbushur me materiale ku
jezuitët akuzoheshin për plane për kryengritje për përmbysjen e regjimit, për komplote
me anglo-amerikanët, për ndërhyrje nga ajri etj. Kjo fushatë do të vazhdonte gjatë.
Ky ishte veç fillimi. Tashti pra viktimat ishin zgjedhur e sakrifikuar dhe skenari
ishte plotësuar me kujdes nga grupi i oficerëve e bashkëpunëtorëve të sigurimit nga
të cilët me zell të veçantë punuan Aranit Çela, Zoi Themeli, Fadil Kapisyzi, Rasim
Dedja, Gjon Prendushi, Mustafa Iljazi, Namik Qemali, Tonin Miloti, Frederik Nosi,
Haki Alia, Dul Rrjolli, Anesti Kopali, Zoi Shkurti, Iljaz Haxhia, Hysen Halili, Elez
Mesi etj. E ndër ta edhe Mark Ndoja, Martin Margilaj, Gaspër Leci etj. emrat që do
të mbeten në kujtesë pse fyen dhe pështynë ata që do të mbeteshin lapidarë. Më
vonë, kortezhin e përmotshëm do ta përcillnin deri në pushimin e fundit me shkrimet
e veta Androkli Kostallari, korespondent i "Bashkimit", Rakip Beqja, Jup Kastrati,
Luigj Franja, Xhevat Rrepishti, Hulusi Hako e mjerisht shumë të tjerë, do të fitonin
deri në tituj e grada shkencore me shpifje e fyerje që fillonin këto ditë kundër këtyre
martirëve të fesë e të Atdheut. Propaganda dhe zhurma qe behet eshte shumë e madhe.
Në shtypin dhe radiot e kohës që andej në popull e gjithandej. Vetë Enver Hoxha do
të deklaronte: ”Kjo organizatë ka qenë nën drejtimin e Klerit Katolik të Shkodrës
dhe rrënjët e saj ishin të vjetra, që gjatë luftës. Ajo drejtohej prej këtij kleri,
i udhëzuar drejtpërdrejtë nga Vatikani”- (Gazeta”Bashkimi”, nr.1207, dt. 10.11.1948) Kush
ishin te gjykuarit? Dënuar me vdekje: 1- Ate Gjon Fausti,
47 vjeç Ndonëse i huaj, jeta, vepra dhe vdekja e bashkoi kaq shumë me martirët
shqiptar, aqsa sot, pas më se një gjysmë shekulli, të duket se është bir i këtij vendi,
madje i krahines se Zadrimes. Atë Fausti e Atë Dajani jetuan e punuan bashkë, u martirizuan
bashkë dhe po bashkë, të pranguar dorë më dorë, kaluan cakun e amshimit. Atë Gjoni,
ishte italian, bir i asaj toke të bekuar që bëri shumë për Shqipërinë. Erdhi këtu
në vazhdën e atyre jezuitëve të ndritur që punuan në vendin tonë për të sjellë dritën
e bekuar të Romës katolike, ashtu si dhjetëra kolegë të tjerë, si: Atë Jak Jungu,
Atë Françesk Rosi, Atë Luigji Mazza, Atë Fulvio Kordiniano, Atë Zef Valentini e sa
të tjerë jezuitë dijetarë të nderuar që botuan fjalorë, gramatika, libra historikë
etj, për kulturën shqiptare Lindi më 9 tetor 1899 në Brozzo, një qendër e vogël
në luginën e Valtrompias, komuna e Markenos, afërsisht 8 kilometra në veri të Breshias.
Me 4 mars 1946 pushkatohet së bashku me P. Dajanin, i cili ishte emëruar Rektor
i Seminarit Papnor në shtatorin e 1945. 2- Ate Daniel Dajani, 43 vjeç Ka
lindur më 2 dhjetor 1906 në Blinisht të Zadrimës. Në shpirtin e Danielit të vogël,
por dhe më vonë në moshë të rritur, do të mbetnin të pashlyera gjurmët dhe shembujt
e lartë që jepnin meshtarët e kësaj treve, bij të Zadrimës, ose që punuan aty, e kishin
bërë emër në Shqipëri. Ai do të kujtonte me mall ceremoninë aq të bukur të krezmimit
të tij, ku mori pjesë ipeshkvi popullor i dioqezit të Sapës, Imzot Gjegj Koleci; predikimet
me vlerë të Imzot Gjergj Volajt, fjalët dhe shkrimet e Imzot Vinçenc Prennushit, të
cilit populli i Zadrimës, ngase e deshi dhe e nderoi shumë, në ditën e ardhjes së
tij, rrugën që bëri në këmbë gjer te famullia, ia shtroi me gjeth e lule. Këtë pritje
kaq të përzemert, Prennushi poet do ta përjetësojë me vëllimin e bukur poetik, të
titulluar "Gjeth e lule". Duke u dalluar kështu ai tërhoqi vëmendjen e shumë kujt,
por njeriu i cili e vuri në rrugë të jetës ishte miku i shtëpisë, Dom Ndue Suma, i
cili, pasi mori miratimin e bekimin e së emës, e solli vogëlushin në famullinë e tij,
në Laç të Vaut të Dejës. Kështu, nisi një jetë e re për Danielin e urtë, që, ndonëse
i mitur, e dëgjonte me vëmendje atin shpirtëror të tij, duke mësuar mirë e duke u
sjellë tamam siç i kishte hije një meshtari të ardhshëm. Pas pak Danielin do ta çojnë
në Shkodër, të vazhdojë studimet në Seminar Papnor. Dhe këtu ai u dallua si nxënës
dhe student shumë i mirë, studioz, këmbëngulës për të fituar dije e kulturë e, mbi
të gjitha, njeri shumë i lidhur me Zotin. Në seminarin e jezuitëve studion nëntë
vjet. Pastaj do t'i lërë lamtumirën Zadrimës dhe Shkodrës së tij të dashur për të
shkuar për studime të larta në qendrat më në zë të Italisë. Lidhur me kete largim,
i ndjeri vella i imi, Prof. Dr. Simon Pepa do te shkruante: “Ishte njëzet vjeç
kur do të largohej me mall nga nëna e tij e robëtuar dhe nga të afërmit e shokët,
tamam ashtu siç thotë Mjeda ynë zëëmbël: "Lamtumirë, o mori Shkodër / Lamtumirë,
o ti Cukal, / Zhduket Buna nën një kodër, / Zhduket Drini nën një mal" Dhe vijnë
me radhë Goricia, Kieri (Torino) ku ai studion me ndërprerje për dhjetë vjet të tjera
për letërsi, filozofi, teologji, duke u pajisur kështu me një kulturë të shëndoshë.
Kudo me rezultate të shkëlqyera, me meritime nga më të lartat. Më 1936 për disa
kohë ështe në Shqipëri. Tani për një moment shumë të shënuar të jetës së tij. Do të
shugurohet meshtar. Me një ndjenjë të thellë besimi e devocioni ndaj të lumit Jezu
Krisht, Dajani thotë meshën e parë në fshatin e tij të lindjes, në atë vend për të
cilin ruante shumë kujtime. Kujtime dhe mall. Ndër njerëzit më të dashur të Dajanit,
meshën e tij të parë do ta ndiqte me zemër që i dridhej edhe nëna e tij e vuajtur,
që, duke u hedhur në vorbullën e kujtimeve, më tepër të hidhura sa të ëmbla, asaj
gruaje aq fisnike do t'i rridhnin lotët për faqe. Si zemër nëne që ishte mund t'ia
parandjente shpirti se ai meshtar aq i devotshëm që i kushtohej Jezu Krishtit, pak
vite më vonë nuk do të ishte më... Ndoshta...Siç ishte zakoni, në atë ditë të bukur
e të shënuar, para se të shkëputej përfundimisht nga familja, Danielit iu bë "dasma"
me miq e dashamirë, ku moren pjesë dhe të gjithë famullitarët e zonës. Me këtë rast
iu mblodhen edhe "dhurata të dasmës" (mbuloje tryezash, strajca, peshqirë etj.). Tregojnë
që, nësa Danieli po i mblidhte ato gjëra që i kishin dhuruar, e ëma i tha: "Lëria
kunatës një strajcë si kujtim". Dhe ai iu përgjigj: "Jo, nënë! Ne nuk kemi shtëpi
as pasuri tonen, të gjitha do t’i dërgoj te shokët, në Kolegjin ku është shtëpia ime". Për
aftesi shkencore dhe devocionin e tij, jezuitët e emërojnë profesor në Kolegjin Saverian,
një gjë kjo jo e zakontë për atë kohë. Të jepje mësim në atë shkollë me aq tradita,
pranë atyre profesorëve-dijetarë, për një njeri si Danieli, në një moshë relativisht
të re, nuk qe gjë e vogël. Por Dajani e meritonte këtë. Ai dha për sa vite lëndë të
rëndësishme, si: gjuhë shqipe, latinisht, filozofi etj. Kryesisht, qe i talentuar
në matematikë e oratori. Në këtë vatër të rëndësishme dijeje ai arriti të bëhet deri
Rektor i Seminarit Papnor. Ende sot, ndonëse kanë kaluar shumë vite, në kujtimet e
atyre që e njohën për së afërmi, mbetet e gjallë figura e Atë Dajanit, profesorit
të ditur dhe të dashur, të matur dhe gojëmbël. Ky njeri i mrekullueshëm nuk qe vetëm
profesor dhe edukator i zoti e i nderuar. Ai ishte edhe dijetar i shquar. Për disa
vite drejtoi revistën "Lajmëtari i Zemrës s'ë Jezu Krishtit", një revistë që kishte
bërë emër në atë kohë. Në periudhën që e drejtonte, revista u ngrit në një shkallë
më të lartë, duke u plotësuar dhe zgjeruar me rubrika të reja dhe interesante. 2.12.1906
- Lindi në Blinisht të Zadrimës. Nxënës për 9 vjet në Seminarin Papnor të Shkodrës. 8.7.1926-
Hyn në noviciatë në Goricianë. 1929-30 Bën studime për letërsi pranë Jezuitëve
nëGoricia. 1931-33 Studion filozofi në Kieri (Torino). 1934-35 Eshtë në Shkodër
si magistër e si zëvendës drejtori i nxënësve të Seminarit, prefekt i një klase, si
mësues i latinishtes. 1936-39 Në Kieri për studime teologjike. 1940 Në Shkodër,
si profesor i gjuhës shqipe dhe i matematikës në disa klasë së Seminarit. - është
edhe drejtor i revistës "Lajmëtari i Zemrës së Jezu Krishtit". 1941- Në Firence
për vitin e tretë të probacionit. 1941- Kthen në Shqipëri: si pjesëmarrës i Misionit
shetitës dhe si Atë shpirtëror i seminaristëve 1941- Me të njëjtat detyra, por
edhe Ministër i studentëve dhe prokurator i Misionit shëtitës edhe profesor i filozofisë.
Në muajin shtator emërohet Rektor i Seminarit Papnor 31.12.1945 Arrestohet 4.3.1946
Pushaktohet së bashku me P. Faustin dhe të tjerë. 28.2.1993 Iu dha titulli ”Martir
i Demokracisë" në ceremoninë e organizueme për këtë qëllim në Shkodër. 3-Atë
Gjon Shllaku, 38 vjeç Ka lindur në Shkodër në vitin 1907. Hyn në Kolegjën Françeskane
e me vonë ndjek mësimet në Liceun "Illyricum". Shkon në Hollandë për t'u përgatitë
në teologji e me vonë vazhdon Universitetin ne "Luven" të Belgjikës, gjatë viteve
1932-36. Me 1937 diplomohet në filozofi e theologji ne Universitetin e Sorbones.
Ka qene për disa vjete si profesor në Liceun "Illyricum", duke dhenë lendën e
besimit të filozofisë dhe atë të frengjishtes. Arrestohet në dimrin e vitit 1945,
kur ishte në shkollë: Qëndroi pak kohë në burg, pasi me 4 mars 1946 pushkatohet së
bashku me Patër Faustin, Pater Dajanin, Mark Çunin dhe disa pjestarë të tjerë, tue
u akuzue fillimisht per ”Tentative per arratisje” dhe me vonë si Kryetar i Partisë
Demokristiane, por arsyeja e vertetë dihet prej të gjithve. Në ceremoninë e organizuar
me datën 28 shkurt 1993 i jepet dekorata "Martir i Demokracisë". Doktori i filozofise
nga Universiteti i Sorbones, profesori dhe pedagogu, drejtori i Shoqerise se te rinjeve”Antonianum”ne
Shkoder ka botuar nje numur te madh studimesh, polemikash, kritikash etj. ne revisten”Hylli
i Drites”. Mbi te gjitha shquhen: Filozofija dhe ditunite, 1934; Zija ne Rusi,
1934; A po kuptohemi, 1938; Problemi i njohjes, 1938, Breznise se re, 1938; Dokumenta
historje kombtare, 1940; Shqyptari, Frati, Shqypnija, 1941; Rreth cashtjes se alfabetit
te Manastirit, 1943; Katolicizmi ne Shqypni e anmiqet e tij para gjykatores se historise-
pergjgje N. Ivanajt, 1944, etj. I paisur me nje inteligjence te rralle, studenti
i ri mori rrugat nga Kuvendi Franceskan per ne aulat e universiteteve te Luvenit dhe
Sorbones duke u paisur thelle me dijet nga filozofi i madh i shekullit, neotomisti
dhe esteti Jean Jack Maritain. Kishte deshiren e madhe qe t’i sillte Shqiperise
idete e mira e te reja te botes se qyteteruar perballe orientalizmit te vjeter e te
ri qe vazhdonte te mbisundonte ne ate periudhe. Intelektual i klasit te pare ishte
kunder te gjitha diktaturave, fashiste, naziste apo komuniste ndaj do te vuante gjithnje
e me shume deri qe do te arrestohej ne shkolle, ne klase, ne oren e mesimit. Pushkatohet
me jezuitet Fausti e Dajani... Në vitin 1922 veshë në Troshan petkun e meshtarisë
e më 1928 vjen në Shkodër. Kryen shkëlqyeshëm Liceun dhe kursin e filozofisë në Shqipëri.
Mbaron studimet për teologjinë Holandë dhe në vitin 1931 shugurohet meshtar. Po atë
vit shkon në Louvaine ku ndjek degën e shkencave e më vonë atë të historisë e filozofisë.
Laurohet shkëlqyeshëm më 1936 në një temë në filozofi, merr doktoratën dhe kthen në
Atdhe ku jep mësim në Seminarin françeskan (filozofi e frëngjisht). Është drejtor
i Shoqërisë Antoniane të të rinjve dhe drejtues përgjegjës i revistës zëmadhe "Hylli
i Dritës" ku mbledh rreth vetes pendat më të mprehta të kohës. Besnik i parimeve demokratike
ka si ideal gjithnjë binomin fe-atdhe. Me okupacionin fashist largohet në Jugosllavi,
prej nga kthehet pas 1 viti. Ka të qartë rrezikun dhe parashikon stuhinë që në pak
kohë do të mbështillte në zi popullin duke kapërdirë ndër gjiret e veta kishë e kler,
besimtarë e rregulltarë. Do të kishte zënë një vend nderi në altaret kryesorë
të Panteonit të të Mëdhenjve pranë De Martinit, Fishtës e Gjeçovit, por arrestohet
në janar të 1946 ndërsa po jepte mësim ende pa shënuar lëndën e ditës në regjistër.
Ndërron katedrën e mësimit me dhomën e torturave, registrin e klasës me proceset e
hetimit, nxënësit që e adhuronin me hetuesit e sigurimit që shfrynë sadizmin e tyre
mbi trupin e tij të ligesht. Dënohet me vdekje, pushkatim. Françeskan i devoçëm, mendje
e mprehtë dhe premtuese e letrave shqipe. Drejtor i "Hyllit të dritës" dhe autor i
disa artikujve polemikë. Fe-Atdhe binomi i idealeve të tija. 4-Seminarist Mark
Çuni- 26 vjec I biri i Ndoc Franos e Dilë Lisna, lindi në Rranxa Bushat më
30.09.1919, pagëzuar po atë ditë. Mësimet e para të fillores i bani në fshatin e vendlindjes,
ndërsa gjimnazin klasik dhe gjysmën e vitit të tretë të teologjisë në seminarin Papnor
të Shkodrës. Frekuentonte vitin e tretë në Teologji. Ka qenë krijuesi, organizatori
dhe shpirti i organizates "Bashkimi Shqiptar". Ka qenë letrar, një ndër katër kryeredaktorët,daktilografistet
dhe çiklostilistët e revistës së Seminarit Papnor të Shkodrës" "Aurora Consurgens"
(Agimi që po lind), ku pothuejse vetë shkruante gjysmën e artikujve. Ka qenë një përkthyes
i njoftur. Për mjeshtri të tij të lartë u shqua në përkthime, sidomos për Danten.
Prej tij mbetet e botueme "Stolia e Ligjeratës" që eshte i vetmi krijim letrar që
na ka lanë, mbasi të tjerat u zhdukën nga komunistat. Shquhet për ndjenja patriotike
kundër regjimit fashist, çka e shpreh haptas me grisjen e portretit të diktatorit
fashist. Luan në dramen”Flije Atdheut”vepër me temë nga ngjarjet që mbyten në
gjak Spanjen martire. Aktiv në ballë të qendresës kundër diktaturës e terrorit komunist.
Pas mbylljes së Kolegjës Saveriane, arrestohet me 7 dhjetor 1945. Qëndron në hetuesi
deri më 30 janar 1946. Denohet me vdekje, me pushkatim më 28 shkurt 1946, ndërsa dënimi
asht zbatuar me 4 mars të po atij viti. Pushkatohet kur ishte 26 vjeç, 5.Gjelosh
Lulashi -30 vjeç. I biri i Lulash e Mire, lindi në Shosh-Dukagjin më 02.09.1925.
Mëson pranë françeskanëve prej moshës shtate vjeçare e mandej pranë Seminarit Papnor
shqiptar. Eshte shembullor dhe i respektueshëm në shkollë e me miqtë dhe për këte
duhej prej të gjithëve. Gjithmonë e posaçërisht kur kthente për pushime në shtëpi,
bënte misionarin mes moshatareve të vet. Ish oficer, me shërbim Sekretar në spitalin
ushtarak, djal i bajraktari të Shoshit, trim dhe i ndershëm. Bën pjesë në organizatën
klandestine”Bashkimi shqiptar” të themeluar nga Mark Çuni. Denohet me vdekje me pushkatim 6.
Qerim Sadiku- 27 vjec I biri i Sadikut e Lenës, nga Gucia e Kosovës, ka
lindur në Vuthaj-Shkodër më 12.02.1919. Ish reshter i xhandarmërisë. I martuar, fëmija
i vetëm do t’ i lindëte 6 muaj mbas pushkatimit. Besimtar në fe, atdhetar e antikomunist.
Ju kundërvua që në fillim komunizmit duke luftuar bashkë me tjerët dhe bënte lidhjen
mes malësive dhe Shkodrës. Denohet me vdekje me pushkatim. 7. Frano Mirakaj
- 29 vjec I biri i Pjetër dhe Lulës, ka lindur në Iballë Pukë në vitin 1917. Kryen
katër klasët fillore në Iballë-Pukë. Bujk dhe tregëtar. Ka pasë një fëmijëri mjaft
të vështirë, jetim nga të dy prindërit, të vrarë me një plumb të vetëm, mbajtur e
përkujdesur nga komshijtë e shtëpisë (Kolë Bib Miraka). I martuar me Prenda Alia,
ka pasë tre fëmijë: Dilja, Filja , Agia. Vajzat janë gjallë, ka edhe një motër që
quhet Suta e jeton në Mamurras. Ju kundërvue rregjimit komunist që në fillim e mori
pjesë në organizaten klandestine ”Bashkimi shqiptar” themeluar nga Mark Çuni. Arrestohet
në Shkodër më 31.12.1945 me po ate akuze si gjithe grupi. Vuen tortura çnjerëzore,
dënohet me pushkatim në korrik 1946. I shtyhet per më vonë pushkatimi që i bëhët mbas
disa muajsh . Meqenëse kishte disa kushërinj e të afërm të arratisur, me sa duket
menduan ta fusin në "lojën e sigurimit" dhe e ndanë nga të tjerët, por nuk doli gjë
dhe me një proces te posaçëm në Tiranë me gjykatës Frederik Nosin e prokuror Nevzat
Haznedarin miratohet dënimi i dhënë në Shkodër e dënohet me pushkatim në korrik të
1946. Mund të vazhdojmë edhe me të tjerët që do t'i grupojmë sipas masës së dënimit,
sepse nuk janë pak, janë 30 seminaristë, studentë, punëtorë shtypshkronje etj., që
po i nënshtroheshin këtij gjyqi përbindsh. Dënuar me burgim të përjetshëm: 1. Gjergj Bici - 26 vjeç nga Miloti, universitar në Seminarin jezuit. 2. Gjelosh
Luli - 32 vjeç nga Kastrati, profesor. 3. Pjetër Berisha - 30 vjeç nga Gucia,
ish-kapiten. 4. Ndoc Vata - 24 vjeç nga Miloti, universitar në Seminarin jezuit.
5. Gjon Shllaku - 22 vjeç nga Shkodra, universitar në Seminarin jezuit. 6.
Preng Lezaj - 24 vjeç nga Lezha, universitar në Seminarin jezuit. 7. Zef Mirdita
- 19 vjeç nga Shkodra, student. Dënuar me 30 vjet: 1. Gjovalin Zezaj
- 17 vjeç nga Shkodra, student. 2. Mark Lulashi - 29 vjeç nga Shkodra, nëpunës.
3. Mark Shllaku - 31 vjeç nga Shkodra, kontrollor pyjesh. 4. Nino Kurti -
28 vjeç nga Shkodra, ish-toger. 5. Andro Petroviç - 30 vjeç nga Shkodra, ish-nëpunës.
6. Pjetër Delia - 18 vjeç nga Dukagjni, ushtar. Dënuar me 20 vjet: 1. Luigj Shoshi - 30 vjeç nga Shkodra, punëtor. 2.Paulin Kel Pali - 25 vjeç
nga Shkodra, tregtar. Dënuar me 15 vjet: 1. Luigj Kçira - 20 vjeç nga
Shkodra, student. 2. Rrok Martini - 22 vjeç nga Bushati, bujk. 3. Çesk Gjeluci
- 20 vjeç nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjën françeskane. Dënuar me 10
vjet: 1. Pjetër Gjoka - 20 vjeç nga Beltoja, universitar në Seminarin jezuit.
2. Mufit Bushati - 18 vjeç nga Shkodra, student. 3. Nik Delia - 33 vjeç nga
Dukagjini, bujk. Dënuar me 5 vjet: 1. Ernest Dema - 16 vjeç nga Shkodra,
student. 2. Pjetër Kokri - 27 vjeç nga Dukagjini, bujk. 3. Jak Vasa - 23 vjeç
nga Bushati, bujk. Dënuar me 2 vjet: 1. Ndoc Rroku - 47 vjeç nga Jubani,
bujk. 2. Ded Mëhilli - 30 vjeç nga Dukagjini, bujk. 3. Osman Plaka - 25 vjeç
nga Tirana, rreshter. 4. Hysen Pjetër Nikaj - 33 vjeç nga Dukagjini, ushtar. 5.
Pashk Kola - 22 vjeç nga Berdica, ushtar. Si u zhvillua gjyqi? Le t’
i referohemi tashti Dosjes perkatese te Ministrise se Rendit; asaj me Nr. 1068 nga
e cila rezultojne te denuar me vdekje tre kleriket e mesiper, per te cilet dicka folem
me siper 1-Padër Giovani Fausti-47 vjec; 2-At Danjel Dajani- 43 vjeç; 3-At Gjon Shllaku-38
vjeç , por edhe tjere seminarist e civil si me poshte:Le t’i hedhim nje sy dosjes
perkatese: Paraprinte si gjithnje propaganda qe shoqërohej edhe me ironi e këngë: “Ca
gjakoj, ca jezuitë,/Na u përzien në politikë,/Ky patër Daniel Dajani,/Kishte qejf
t’ i ndihej zani,/Gjovan Fausti burr i vjetër,/Veç fashizmit nuk don tjetër.
Akt-akuza
e prokurorit Aranit Çela briste me rreptesi:”Shokë qytetarë! Për popullin
e Shkodrës dhe për mbarë popullin shqiptar, zhvillimi këtij gjyqi ka rëndesi të jashtëzakonëshme. …Këte
herë populli ka vënë me shpatulla për muri dhe i kërkon llogari një pjese të klerit
katolik të cilët…Kanë zhveshur shpatën e tradhëtisë kundër popullit. …Ketij
gjyqi i sillën për t’ u gjykuar si organizatorë dhe pjesmarrës aktivë në organizatën
tradhëtare ”Bashkimi shqiptar” të pandehurit si vijojnë : Atë Gjon Shllaku,
Atë Giovani Fausti, Atë Daniel Dajani, Mark Cuni , Gjergj Bici, Gjelosh Luli,… “vijon
lista me gjithsej 34 vetë ).(Ragip Beqja..) Tani fjalën e kishte salla e gjyqit
kinema "Rozafati". Një publik i seleksionuar, shumica anëtarë partie, mbushnin sallën.
E sapo të pandehurit shkelnin atë, altoparlantët brenda e jashtë saj ushtonin me thirrjet
fyese e denigruese ndaj atyre që po i nënshtroheshin kësaj farse monstruoze. Për vlerën
e posaçme që kishin të pandehurit ishin marrë të gjitha masat dhe akuza përfaqësohej
rëndshëm me personifikimin e kriminelit komunist - prokurorin Aranit Çela. Me tërbimin
e tij karakteristik do t'i akuzonte se: - Kanë punuar për t'i përgatitur fushë
të favorshme fashizmit italian.albanovaonline.com - Me okupimin
e vendit kanë punuar për legalizimin e okupacionit e fashistizimin e vendit e të popullit.
- Kanë ndihmuar organizatat tradhtare të krijuara nga armiku dhe qeveria
kuislinge. - Kanë sabotuar rezistencën e popullit duke kryer akte terrorizmi
etj. E ndaj kësaj akuze të përbindshme të qetë e të ndrojtur do të përgjigjeshin
një nga një: P.Gjon Fausti do të thoshte: - Unë kam ardhë në Shqipëri i
dërguar nga të parët e mij qysh në vitin 1928 për misionin e shenjtë fetar e nuk kam
qenë fashist as kam ardhë me propagandue fashizmin. - Unë fashizmin e kam
quejt të keq si për Italinë edhe për Shqipërinë. - Zaptimin e Shqipërisë
e kam konsiderue agresion. - Komunizmin e kam kundërshtue si doktrinë ateiste,
por nuk kam pasë punë me qeverinë. - Kush ka këndue Marksin e kupton se
komunizmi ateist ekziston. - Konferencat jam mundue gjithmonë t'i baj me
frymë fetare e jo politike. - Kisha nuk përzihet në politikë deri sa nuk
preket feja e parimet filozofike. - Kisha nderon qoftë edhe qeverinë tiranike
për të mos shkaktue rënime më të mëdha e shkakton salvimin e saj. - Nuk
është e vërtetë që kleri katolik të ketë bekuar armët e ushtarëve italianë që luftuan
në Abisni. - Nuk e di pse e zaptoi Italia Shqipërinë, se nuk ka ka lypë
lejen tonë e as ne nuk e kena ftuar të vinte. - Për organizatën "Bashkimi
shqiptar" unë nuk di asgja. (G.Fausti - arkivi i Ministrië së Rendit, faqe
85.) Por Prokurori Aranit Çela do ta ndërpriste: - Të pandehurit kanë shkruar
e bërë thirje për "Shqipërinë etnike". Tashti do të përgjigjej At Dajani.
Deklarata në gjyq: - Në vjetin 1944 librin mbi "Shqipërinë etnike" e kena
shtypë na dhe ky asht një studim historik. A.Çela: - A ka qenë koha më
1944 që ju me shokët tuaj të kërkonit Shqipërinë etnike?. At Dajani: -Po
ai asht një studim historik i gjatë për t'u paraqitë në Konferencën e Paqes. -
Shokë gjyqtarë- do të thërriste sërish prokurori- në kartën e Atlantikut është
vendosur që çdo popull është i lirë të vendosë mbi fatet e tij dhe në këtë rast populli
i Kosovës ka vendosur vetë mbi fatin e vet, por këta kanë dashtë me na futë në luftë
me Jugosllavinë. (f.101). Ja pra ku qëndronte thelbi i shqetësimit dhe koha
ka provuar "të vërtetën" e deklaratës së tij të paturpshme…Kosova vazhdon ende të
derdhë gjak. Por le të vazhdojmë me akuzën: -Të pandehurit kanë hapur parulla
që seminaristët të rrinë indiferent dhe populli nuk duhet të përzihet në politikë.
Ata i kanë shpërndarë xhakojt gjatë verës për të bërë propagandë kundër pushtetit.
P. Fausti do të përgjigjej: - Xhakonjtë kanë rrugën e fesë, ndërsa populli
ka rrugë tjetër. Prandaj ne i kemi këshilluar ata që të mos përzihen në politikë…
Verën e kaluar i kemi shpërndarë për pushime verore, mbasi ishim ngusht ekonomikisht
dhe e kemi bërë me urdhër të Delegatit Apostolik. Kemi tre vjet që i dërgojmë kështu
me pushime. Para se të niseshin, ju kam folë ndonjë çerek ore t'ue porositun që të
ruhen sa më tepër e të mos përzihen në politikë. U kam thanë që në qoftë se ndokush
ju flet kundër fesë mbrojeni atë. Por ndaj kësaj përgjigjeje prokurori do
të shpërthente: - Jezuitët janë një copë e Ballit Kombëtar dhe kjo pjesë e
klerit katolik kanë qenë fashista, kanë punuar për fashizmin sepse ju kanë dhënë leka...
Rradha kalonte tek At Dajani, që akuzohej për organizatë, trakte etj. Ai do
të përgjigjej: - Seminari ka qenë një institut i rregullt me sa di unë e nuk
asht marrë me politikë. - Nuk asht e vërtetë që unë të kemë qenë organizator
i "Bashkimit Shqiptar" e as që e kam pasë dijeni përveç tre ditë para se të arrestohet
Mark Çuni. - P.Valentinin e P. Gardinin i kam njohur, por nuk di që të
kenë përgatitur terrenin për ardhjen e Italisë, prandaj nuk mora ndonjë masë. -
Në rrethin Dom Bosko nuk janë ba konferenca politike dhe referatet që janë mbajt prej
P.Gardinit e Andreinit nuk kanë qenë politike. Këtu do të shpërthente prokurori:
- Shokë gjyqtarë, këtu duket sheshazi se i pandeuri P.Dajani kërkon të mbrojë
akoma fashistët, sepse Rrethi Dom Bosko ka qenë çerdhe e Ballit kombëtar dhe qendër
politike. Prej këtij rrethi kanë dalë spiunë që janë hedhur në prehërin e okupatorit.
Por le të vazhdojmë me P.Dajanin, që përgjigjej: -Xhakojtë i dërgova
për pushime verore për shkak se ekonomikisht ishim keq e nuk kishim me se t'i mbanim.
I kam porositë të ruhen që petkun që kanë veshë ta mbajnë lart. Po prokurori:
-Shokë gjyqtarë: Padër Dajani ka paturpësinë të genjejnë këtu para gjyqit dhe të
thotë se s'ka pasë bukë kur këtu nuk ka munguar kurrë buka dhe sendet e tjera ushqimore
dhe jemi një nga shtetet më të lumtura të botës, por ky ka pas qëllim tjetër. (faqe
88). Lidhur me organizatën P.Dajani do të përgjigjej: -Pjesëmarrja e xhakonjve
ka qenë kundra rregullave tona fetare, por për Mark Çunin, mbasi i kishin arrestuar
shokët dhe erdhi tre ditë rresht për më me kërkue leje të arratisej, unë nuk e lejova
sepse i thashë nuk asht ndonjë gja me rëndësi. As masë nuk mora sepse prita të merrte
fund puna e qeverisë dhe gjyqi, dhe neve ma vonë do të merrnim masa. (faqe 90).
I shkreti At Dajani sa larg ka qenë nga ajo qeveri që priste "të kryente punë"
e nga prokurori që bërtiste si përbindësh: - Jo, jo ju kleri keni bërë luftë
politike deri në vdekje. E mjerisht kishte ndonjë që edhe e besonte. E tani
rradha do të kalonte tek At Gjon Shllaku, që do t'i përgjigjej akuzës: - Nuk
është e vërtetë që unë të kem kenë kryetar i grupit Demokristian. Është e vërtetë
vetëm se kam ba konferenca për ekzistencën e zotit. -Jam kthyer nga Italia
më 193 dhe kur ka hi Italia kam shkue në Jugosllavi pse italianët më kishin në sy
për shkak të disa polemikave që kisha ba me disa shkrimtarë italianë. -
Politika eme gjithmonë ka qenë për të mirën e popullit dhe kam ndjekë gjithnjë një
politikë demokratike. - Ardhjen e fashizmit e kam konsidruar si një agresion,
kob e mjerim dhe unë bash në atë kohë kam ikë nga Shqipnia. - Kuvendi Françeskan
asht konsiderue si antiitalian. - Fashizmin e kam luftue me fjalime e pseudonime
Gjin Shpata ka qenë imi. - Për ekzistencën e organizatës "Bashkimi Shqiptar"
kam marrëvesh kur asht arrestue Fausti e Dajani që e kam pa në gazetën "Bashkimi".
- Kur ka ardhë Sejfulla Malëshova i ka thanë të madhit tonë se mund të
formohet një Parti Demokristiane. Por tani kjo natyrisht acaron prokurorin,
që e ndërpret. - Shokë gjyqtarë, Sejfulla Malëshova ka thënë se mund të formohet
një parti me parime demokratike në gjirin e Frontit, por jo një organizatë fashiste.
E natyrisht gabim e kishte pasur edhe vetë Sejfullai. Koha do t'i jepte të
drejtë vetëm prokurorit. Ishin ditët kur luhej fabula e La Fontenit e "ujku" kishte
gjithnjë më të drejtë se qëngji. "Ovem Lupo credis" (gjahun ja kishin varur pikërisht
ujkut në qafë). Dhe akuzat vazhdonin dhe më të rënda lidhur me rolin armiqësor
të revistave. -Të pandehurit e lartëpërmendur si Drejtora - përgjegjës të revistave
"Hylli i Dritës" dhe "Leka" në artikujt që vetë kanë shkruar e kanë lejuar të tjerët,
kanë popullarizuar doktrinën fashiste- do të thërriste prokurori. E përgjigja?
-Artikujt i kam shkrue në të mirë të kombit e të vendit. Artikulli "Popujt
që vdesin e popujt që nuk vdesin" është në të mirë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare.
(At Gjon Shllaku). Akuza: “- Me ndihmën e reaksionit grek e anglo amerikan,
kanë përgatitë terrenin për një kryengirjte me armë që do të bëhej në dhjetor ose
për Krishtlindje. Opinioni i mban si patriotë, por në të vertetë si elementë fashistë
dhe me kulturë të gjërë janë përsona që nuk i vlejnë rregjimit të sotëm, prandaj janë
armiqtë më të mëdhenjë ( së bashku me Faustin e Dajanin që”janë njerëzit më të vlefshëm
të Klerit në çdo pikpamje … ( dokum. Arkivore). - Revista "Leka" me sa kam
kuptuar unë është marrë me studime historike dhe s'ka pasë qëllime politike (P.Dajani).
Por prokurori shpërthen përsëri. Ai dinte më mirë gjithçka. Koha i kishte dhënë
rolin e "ujkut". Por le t'i lejmë pak vend edhe të rinjve. Seminaristi 27 vjeçar
Mark Çuni "fajtor i pa faj" do të depononte: - Nuk është e vërtetë që të kem
krijuar "dorën e zezë" për atentate. Unë jam kundër vrasjeve. - Organizatën
e kam quajt opozitare, por në gjirin e Frontit Demokratik. - Në një mbledhje
që asht ba është biseduar mbi traktet e votimet. - P.Fausti e P.Dajani
nuk dinë gja mbi këtë organizatë. Luigj Kcira: -Dom Ndre Zadeja nuk di
se ka qenë tradhtar, por nga shkrimet e tij shoh se ka qenë një atdhetar në kulm.
P.Fausti e Dajani nuk dinë gja për organizatën. Gjergj Bici: -Mark Çuni
më ka thënë që deshta t'ia njes Demokristiane por nuk m'u duk e arsyeshme se lente
jashtë elementin musliman. Padrët nuk dinë gja. Gjovalin Zezaj: -Të parën
herë që takova Mark Çunin më tha se nuk ka liri fjale e shtypi. Asht vetëm Partia
Komuniste që sundon. S'asht e vërtetë që Padrët të kenë ditë gja as të kenë kryesuar
organizatën. Pjetër Gjoka: -Organizatën e formuam se ishte kundra komunizmit
ateist. At Fausti në çastin e shpërndarjes na porositi që të ruhemi mos me bjerrë
nderin e petkut karshi atyre që ishin kundra fesë. Gjon Shllaku: -Nuk asht
e vërtetë se këtë organizatë e kanë krijuar Fausti e Dajani. Ja pra dëshmitë
e të pandehurve klerikë e seminaristë. Po dëshmitarët? Është nder e krenari
e ligjshme për shumë dëshmitarë që dolën në mbrojtje të pafajësisë së te dënuarve
si dhe i shumë të tjerëve që lëshuan deklarata në favor të tyre. Çuditërisht me gjithë
rrezikun e kërcënimin e madh të asaj periudhe të zezë ata janë të shumtë: Pjetër Bedeni,
Jovan Gjerga, Gjovalin Brozi, Prend Gjoni e shumë të tjerë. Profesori deputet
Kol Prela, duke dëshmuar pr P.Gjon Shllakun do të thoshte: - Unë P.Gjonin e
kam njohur si antifashist dhe Italinë e quante okupator. Kur italiani Kordiniano shkruante
një artikull kundra Shqipërisë dhe neve, profesorëve të Gjimnazit të Shtetit na duhej
t'i jepnin përgjigje atij, P. Gjon Shllaku është vënë në dispozicion dhe ka përgatit
përgjigjen pa vënë as emrin e tij në fund. E për këtë dëshmi të guximshme
shpejt deputeti do të pushkatohej. Dëshmi në favor të P.Gjon Shllakut lëshoi edhe
profesori tjetër, Injac Ndoja. Dom Luigj Pici dëshmon në favor të P.Gjon Faustit dhe
pak më vonë do të vritej. Deklarata do të lëshonin xhakonët Ded Ndrej me shokë në
mbrojtje të At Faustit e At Dajanit. Deklarata të tilla pozitive do të lëshonin për
ta dhe të tjerët, Ali Meta, Alfred Ashiku, Lula e Simon Karma, Sabaudin Sharkiqi,
Bajram Lekiqi, Angjelin Luka, Çesk Lazri etj. Që të gjithë në një mënyrë ose në një
tjetër e kanë paguar më vonë "haraçin" përkatës.albanovaonline.com Dhe është po
kështu turp dhe vrasje ndërgjegjeje për vetëm tre dëshmitarët deshtakë të akuzës si:
Andon Nesturi, që do të dëshmojë se kur ka shkuar një herë nga sindikata për inventar
në shtypshkronjën e Jezuitëve, Fratel Gjoni "Nuk më ka lënë me hy Brenda e më ka
lënë afro 2 orë pas dere, me këtë dua të them se për të hyrë brenda në Seminarin jezuit
ka qenë e pamundur". Ciril Pistoli do të dëshmonte se [/] “i pandehuri Luigj Kçira
për tradhtarin Dom Ndre Zadeja është përgjigjur që nuk di gjë për tradhëtinë e tij.
Kështu që ky është koshient për punën që ka bërë. Xhakonjtë në përgjithësi kanë bërë
propagandë kundër lëvizjes nacionalçlirimtare” [/i]. Diçka të tillë pa kuptim do të
dëshmonte edhe i treti Masar Bekteshi, lidhur me At Gjon Shllakun, kur ishte në Prishtinë
me P.Gjon Karmen. Po mbrojtja ligjore? Vetëm sa për sy të botës ishte lejuar të
kishte edhe avokat privat. At Gjon Shllakut ja kishte pranuar mbrojtjen avokati guximtar
Myzafer Pipa(3), ish-student i Liceut Françeskan, nxënës e admirues i profesorit frat,
ndaj të cilit ruante respekt e simpati dhe i çmonte veprën. Por s'do të kalonte shumë
e në seancën e tretë (5 shkurt 1946) me kërkesën e prokurorit ai do të përjashtohej
nga salla si i implikuar në procesin që kishtë marrë në mprojtje, per të nisur shpejt
edhe ai kalvarin që do ta çonte në martirizim. Mbas sa vuajtjesh e torturash, duke
aplikuar deri hekurat e skuqur në mishtë e trupit, e pushkatuen në oborrin e seksionit
të Sigurimit të Shtetit nën pretekstin se ”deshti të ikë”, motiv që përsëritej shpesh
në atë periudhë dhe e denoncuar më vonë nga vetë kriminelët në gjyqin kundër Koçi
Xoxes, në të cilin gjendet edhe deklarata e mëposhtme: ”Kam dhënë urdhër unë të
vritet pa gjyq Myzafer Pipa” do ta pranonte vete Koçi Xoxe.
Avokati
tjetër i Faustit e Dajanit - Kol Dhimitri, do ta mbyllte mbrojtjen e vet me frazën:
"Nëse do t'i dënoni këta dy klerikë ju vetëm do t'i shtoni dy martirë kishës katolike,
e urrejtje vetes" (Dëshmi gojore). E natyrisht do ta paguante edhe ky shumë shpejt
guximin e tij ashtu si edhe avokati tjetër Paulin Pali. Prokurori siç nuk mund të
duronte të pandehurit nuk duronte dot as mbrojtësit. Ndaj me tërbim e merr fjalën:
- Dua të prek disa pika të mbrojtjes. U jap hak zotërinjve avokatë sepse është
profesioni i tyre, por diçka këtu ndryshon. Nuk jemi më përpara gjyqeve ordinerë të
dikurshme, por jemi para gjyqit të popullit dhe është një gjyq me rëndësi, që zhvillohet
me liri të fjalës e të ndërgjegjes. Gjyqet tona kryesohen prej djemve më të mirë të
popullit që kanë dalur nga lufta. Vërtet a s'ishte një ndër ta, ndoshta "edhe
më i miri" vetë prokurori?! E si i tillë "si më i miri" ai shihte të provuar plotësisht
fajin e të pandehurve me logjikën e tij injorante e meskine, e cila do ta bënte një
prej kriminelëve profesionistë. Ndaj duke kundërshtuar me rreptësi edhe mbrojtjen
e këtyre avokatëve të përgatitur do të deklaronte: - Del në shesh se këta kanë
bërë një tradhti e një krim dhe nuk e meritojnë të rrojnë në mes të shoqërisë se janë
kriminelë. Vetëm plumbin ballit. (duartrokitje) (f.132). Por të gjitha këto
s'kish se si të mos i bënin përshtypje edhe vetë kryetarit të trupit gjykues, Mustafa
Iljazit, i cili në relacionin që do t'i dërgonte qendrës do të shkruante: "Duke
mos u bërë shumë pesimist mund të themi se gjyqi shkoi mirë, megjithëse u bënë disa
mohime prej xhakojve se P.Fausti dhe P.Dajani nuk kanë qenë kryetarë të organizatës
"Bashkimi Shqiptar. Mbas deklarimit të vendimit pjesa katolike (reaksionare)
u pa mjaft e shqetësuar mbasi është e lidhur ngushtë me klerin katolik. Të
dënuarit janë demaskuar në popull, vetëm për P.Gjon Shllakun opinioni është kundër
dënimit". Kështu mbyllej edhe ky gjyq në Shkoder. DUKE PRITUR VDEKJEN Bie menjëherë në sy nxitimi dhe zelli për ta kryer sa më parë këtë krim. Një aktivitet
i nisur në Maj zbulohet në dhjetor, 2 muaj hetime dhe më 31 Janar të 1946 fillon gjyqi,
i cili edhe pse me 39 të pandehur, pas tre javësh, më 22 shkurt, ka mbaruar me Vendimin
e Gjykatës së Qarkut të Shkodrës. Më 26 shkurt kërkohet miratimi i vendimit pranë
Gjykatës së Lartë Ushtarake. Më 2 mars vjen përgjigja dhe miratimi nga vetë Enver
Hoxha. Më 4 mars kryhet ekzekutimi. Shihet pra se porositë ishin që të bëhesh sa më
me efekt e sa më shpejt dhe s'ishte ngarkuar më kot personifikimi i krimit, vetë Aranit
Çela. Jeta e 7 martirëve në shtetin më "demokratik" të botës do të mbyllej në
këto tre shkresa që lëviznin për 2 javë: 1.Akt gjykim. Në emër të popullit shqiptar.
Këshilli gjyqësor ushtarak i qarkut të Shkodrës, i formuar prej: kryetar,
toger Mustafa Iljazi – anëtar, kapiten Namik Qemali – anëtar, aspirant Tonin Miloti.
Tue qenë gati prokurori shoku kapiten Aranit Çela dhe Sekretari Shaban
Dautaj…sot më datën 22 fruer 1946 dhe këtë VENDIM: Dhe jepen vendimet…Kryetari: Mustafa
Iljazi. Niset shkresa tjetër në 26 fruer 1946. Vjen shkresa e dytë, Gjykatës
Ushtarake Shkodër; Gjegje e shkresës nr.6-55 datë 26 fruer 1946 APROVOHEN
NDËSHKIMET ME VDEKJE PËR: 1. Patër Gjovani Fausti - nga Breshia e Italisë.
2. Patër Danjel Dajani nga Shkodra. 3. Patër Gjon Shllaku nga
Shkodra. 4. Mark Ndue Çuni nga Shkodra. 5. Qerim Sadik Myftari
nga Gucia. 6. Gjelosh Lulash Bajraktari nga Shosh Dukagjini Na
lajmoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit. Ndëshkimi me
vdekje: 1-Gjergj Vat Bicit kthehet në burgim të përjetshëm. 2-Aktet
e fajtorisë të Frano Mark Mirakaj kanë me u shqyrtue më vonë dhe vendimi do t'ju komunikohet
mbas shqyrtimit. Ministri i Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral
kolonel Enver Hoxha E përcillet e treta: …Gjegje fonogramit numër 08,-160,
datë 2.3.1946. Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje Patër Gjovani Fausti
me shokë u ekzekutuan sot më datën 4 mars 1946, ditën e hanë, ora 5 paradreke. Ngjitur
ju paraqesim procesverbalin e mbajtur mbi vullnetin e tyre të mbrëmë. KRYETARI
I GJYKATËS USHTARAKE Toger Mustafa Iljazi Cila kishte qenë fjala e fundit
e të pushkatuarve? PROCESVERBAL: Sot, më datën 4 mars 1946, ditën e hënë,
ora 5 paradreke, unë aspirant Tonin Miloti, me cilësinë e zëvendësprokurorit të Gjykatës
Ushtarake të Shkodrës, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin të dënuarit me vdekje
për të marrë fjalën e fundit të tye dhe për t'u ndodhur present në kohën e ekzekutimit,
të cilët pasi u pyetën para se të ekzekutoheshin thanë këtë: 1-Thoni babës
të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët se no nji shpifje ua kam ba prej zorit
që kam pasë. Nanës të fala dhe të më puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të m'i
paguajnë prindërit. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rroftë Shqipnia.
(Gjelosh Lulashi) 2-I fali ata që më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes
i pafaj ma mirë se fajtuer. T'i japin prindërit (farefisi) Dom Zef Shllakut pare për
të thanë 2 meshë. (P.Danjel Dajani) 3-Jam kondend se vdekja po më vjen
t'u krye detyrën teme. Dërgoni shëndet jezuitëve, xhakonjve, apostolikëve dhe arqipeshkëvit.
Rroftë Krishti mbret. (P.Gjovani Fausti) 4-Lamtumirë m'i thoni shokëve
Françeskanë dhe të gjithë të njohurve. Rroftë Krishti mbret - Rroftë Shqipnia. (P.Gjon
Shllaku) 5-I fali të gjithë ata që më kanë gjykuar, dënuar si dhe ata që
do të më ekzekutojnë. T'i thoni nanës se i kam Lodovik Rashës 15 napolona borxh dhe
t'ia paguaj. Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia. (Mark Çuni) 6.-I fali
të gjithë ata ë në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënuar
me vdekje, edhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia.(Qerim
Sadiku) Drejt Pushkatimit: "Udhëtimi në kamionin e vdekjes nga
burgu deri tek varrezat e Rrëmajit pranë qytetit ishte relativisht i shkurtër. Nuk
u dridhej buza, nuk u ngushtohej zemra. Udhëtonin të qetë drejt amshimit - përjetësisë"
- do të dëshmonte Dom Tom Laca, i lejuar për shërbimet e fundit fetare që më vonë
edhe ai do të përfundonte në burg- Të rreshtuar pranë njëri-tjetrit, lidhur dorë
më dorë si një kurorë ku gërshetohshin zhguna e veladona, rregulltarë e besimtarë
puthën kryqin e shëlbimit dhe shqiptuan fjalët e fundit". Ishte agimi i përgjakur
i 4 marsit1946. S'ishte e para herë që në orët e para të ditës, në të zbardhur, në
qytetin e Shkodrës dëgjoheshin të shtënat e pushkëve me atë ushtimën e shurdhët që
japin plumbat e rënë në trupin e njeriut. Komunistët e kishin bërë zakon që t'i zbatonin
vendimet me pushkatim pikërisht ato orë kur shtetasit ishin në gjumë që do t'i zgjonte
tremshëm kjo batare makabër e ankthi i saj do t'i bënte të rrinë urtë atë ditë e të
tjera më pas. E batareja e grupit ekzekutues, plumbat e plotonit me yll të kuq këputën
zërin e tyre. U rrëzuan duke njomur edhe një herë me gjak atë tokë që me gjak ishte
lagur prej shekujsh e që fatkeqësisht me gjak do të vazhdonte të ushqehej edhe më
tej. Gjaku i tyre shkroi edhe një rresht në analet e shtatë shekujve histori të përgjakshme.
Binte shi si donte Zoti vetë. Në baltë e shi, kush deshi, mundi të dallojë në një
grumbull kufomash frat e jezuitë, të krishterë e seminaristë - ishin martirët e Kishës
shqiptare. Dikush pa u kujtuar - kujton At Danjel Gjeçaj- lagu një shamì të bardhë
të mëndafshtë në gjakun e Padër Gjonit për ta ruajtur si relikë. ( Eshte Dom Ejell
Deda qe shpejt edhe ai do te perfundonte me vdekje ne burgjet komuniste- shen. im).
Ishte shenji i kishës nën dhe, që priste sërisht ditën e ngadhnjimi, që do të vononte.
Por edhe pse vonoi shumë i ruajtën reliket (syzet e At Faustit që ja morën në vendin
e pushkatimit, enët e Mark Çunit me të cilat kishte ngënë në seminarin e jezuitëve)
dhe edhe më shumë ruajtën të skalitur në shpirt kujtimet e trishta të asaj ngjarjeje
dhe atë atyre ditëve. “Sanguis Martyrum Semen Christianorum-Gjaku i martireve fara
e te krishtereve te rij ”kishte thene shekuj me pare Shen Injaci i Antiokise dhe kjo
po ndodhte edhe ne shekullin e XX nën komunizmin ateist. Të nesërmen, gropën e kishin
hapur natën fare pranë shtratit të lumit Kir, në zall, që pas shirave të vjeshtës
do ta mbulonte uji. Me kohë, Kiri i fryrë, do të kenë menduar Neronët e rinj, do t'i
merrte eshtrat e do t'i treste në det. S'e dinin ata se duke i dënuar e zhdukur fizikisht
i shërbenin shpirtit dhe ideve të tyre, i nderuan emrat dhe i vërtetuan mendimet.
S'e dinin ata se me këtë që bënë, tokës shqiptare, lumit Kir, detit e brigjeve tona
i bënë nder, i shenjtëruan ata me këtë relike të martirëve arbnor. Erdhi pra koha
që s'e bënë dot të huajt ta bëjnë shqiptarët "me shpirt e me zemër të huaj" - shkatërruan
kulm e themel provincat fetare shqiptare, kthyen në magazina, teatro, kinema e pallate
sportive kultet e shenjta duke dhunuar deri tempuj e varre.
____________________________________
-(1) Jozef Gjergja, katolik nga Zara por me origjine nga Kelmendi, i cili u tregua
shume i zellshem ne zbatim te detyrave te jugosllaveve ne eleminimin e klerit katolik
shqiptar. Ka pase nje vella qe duke qene nazist ka cuar me qindra kroat para skuadrave
te ekzekutimit. -(2) Pepa.P, ”Dosja e Diktatures", 1995 -(3) Myzafer Pipa- Bir
i nje avokati te njohur e patriot nga Libohova. Gjimnazist ne Gjimnazin e Shkodres,
anetar i skuadres ”Vllaznia” e aktivist i Shoqerise ”Besa”. Kryen studimet e larta
per drejtesi ne Padova ku e zen pushtimi fashist i Shqiperise. Per aktivitetin antifashist
internohet ne Ventotene, Itali prane Safet Butkes, Faslli Frasherit, Pietro Nenit
etj Kthen avokat ne mprojtje te antifashisteve qe binin viktime e gjyqeve politike
ushtarake italiane. Drejtor i revistes letrare ”Fryma”, ku botohen artikuj patriotike,
deri hapur kunder qeverise kuislinge, nje pjese e te cileve shkruar nga vete dora
e tij per te cilat do te burgosej e do te internohej per te dyten here ne kampin famekeq
te Prishtines. Prezantimi i pare e percaktues ne diktaturen komuniste eshte 3 muaj
mbas çlirimit vrastar ne “Gjyqin Special” te Tiranes ( mars- 1945), kur ne mes te
procesit do te shperthente: ”Trupi gjykues nuk eshte i denje dhe nuk ka lartesine
e duhur per te gjykuar kete grup ”te pandehurish” intelektuale, duke pasur ne krye
nje teneqexhi injorant si Koci Xoxe”. Qe ketu bomba shpertheu. Fati deshi qe te kishte
mundesite edhe per mprojtjen e profesorit te vet, P. Gjon Shllakut qe kaq shume e
deshi dhe e nderoi, por mjerisht do te nderpitej ne mes, sepse ne mes do te nderpritej
edhe vete jeta e tij. -Kam dhene une urdher qe te vritet pa gjyq Myzafer Pipa.(ish
Ministri i Brendeshem Koci Xoxe) -Avokatin Myzafer Pipa e kane torturuar rende
Vaske Koleci, Zoi Themeli dhe une.(Lefter Lakrori) -Gjate torturave te Myzafer
Pipes eshte perdorur hekuri i skuqur deri ne pragvdekje.(Kleanthi Andoni) -E kane
torturuar si asnje tjeter me hekurin e skuqur deri ne palkcen e kurrizit. Perballe
burgut, ish-shtepija e Çurçieve, ne oborr, e vrane plumbat e Elez Mesit me pretekstin
se gjoja desh te ikte-tregon ish e fejuara Drita Kosturi –Po aty, fq.313