2013-03-01 17:36:44

Selia Vakante: ngrihet një Qendër për Mediat në hyrjen e Sallës Pali VI


Nga 25 shkurti deri më 31 mars, gazetarët mund të frekuentojnë një Qendër të re Shtypi në Sallën Pali VI në Vatikan, për të ndjekur të gjithë veprimtaritë gjatë Selisë Vakante. Kjo qendër, do të qëndrojë e hapur deri më 31 mars, Pashkët e Krishtit. Kontribuojnë për të gati të gjitha mediat e Vatikanit, duke filluar nga Salla e Shtypit tek Qendra Televizive e tek Radio Vatikani.
Qendra e Mediave ndahet në tre sektorë: shtypi, televizioni dhe radioja, koordinuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit, e cila merret edhe me sektorin e parë, pra, atë të shtypit. Sektori i televizionit koordinohet gjithnjë nga Salla e Shtypit e Vatikanit në bashkëpunim me EBU-Eurovision. Radio Vatikani ka përgjegjësinë e Sektorit të radios e teknikisht, bashkëpunon me EBU Radio. Ka edhe një sektor të katërt për kronikat televizive në mondovizion, me të cilin merret Këshilli Papnor i Komunikimeve Shoqërore dhe RAI-Radiotelevizioni Italian.







All the contents on this site are copyrighted ©.