2013-02-28 11:06:27

SHBA-së, urimet e Kerryt Papës Benediktit XVI në ditën e tërheqjes së tij


“Shtetet e Bashkuara dërgojnë urimet e tyre më të përzemërta Shenjtërisë së tij, Papës Benediktit XVI, që sot e le Vatikanit pas shumë vitesh në shërbim e impenjim përkushtuar Zotit, Kishës Katolike e paqes në botë”. Kështu shprehet John Kerry, në letër të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dërguar Selisë së Shenjtë me rastin e përfundimit të Papnisë së Atit të Shenjtë Jozef Ratcinger.
Në pragun e konklavit të ardhshëm, kreu i diplomacisë amerikane ripohon se do të çojë përpara “marrëdhëniet tona të rëndësishme me Vatikanin dhe do të vazhdojë të punojë me Papën e ri për të mbështetur dialogun e promovuar të drejtat themelore dhe dinjitetin e njeriut në botë”. “Sot – përfundon Kerry – Papa Benedikti XVI është në lutje të mia. Do të vazhdojë të lutem për të e i uroj çdo të mirë”, shtoi Kerry i cili që dje gjendet në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.