2013-02-28 13:15:24

Kardinali Sodano Benediktit XVI, "Faleminderit, i dashuri e i nderuari Pasardhës i Pjetrit”


Audienca e fundit e Papnisë së Benediktit XVI, u mbajt sot paradite në Sallën Klementina në Vatikan, me Kolegjin Kardinalor.

E në këtë takim vëllazëror e prekës të lamtumirës, Benediktit XVI falënderoj Kardinajtë për ndihmën e bashkëpunimin e tyre të pakursyer, që i kanë ofruar gjatë këtij udhëtimi tetë vjeçare të Kishës e pasi përshëndeti të gjithë, u nda prej tyre duke ripohuar se Kisha jeton në Krishtin e duke premtuar dëgjesën ndaj Papës së ardhshëm. Dekani i Kolegjit Kardinalor, hirësia e tij Kardinali Angelo Sodano përshëndeti Papën Jozef Ratcinger dhe e falënderoj, për të gjitha dhuratat, që gjatë papnisë së tij tetë vjeçare, i ka ofruar Kishës e njerëzimit, posaçërisht për dëshminë e shërbimit të tij apostolik vetëmohues. Po ja fjala e kardinalit Sodano drejtuar Atit të Shenjtë Jozef Ratcinger, në audiencën e tij të fundit papnore me Kardinajt.

Shenjtëri,
Me dridhje të madhe në zemër Etërit Kardinajë të pranishëm në Romë shtrëngohen sot përreth Jush, për Ju shpreh edhe një herë dashurinë e tyre të thellë e për të Ju shpreh mirënjohjen e tyre të sinqertë për dëshminë e shërbimit Tuaj apostolik vetëmohues, për të mirën e Kishës së Krishtit e të njerëzimit mbarë.
Të shtunën e kaluar, në përfundim të Ushtrimeve Shpirtërore në Vatikan, Ju dëshiruan t’i falënderonit Bashkëpunëtorët Tuaj të Kuries Romake, duke përdorë këto fjalë mallëngjyese: Miq të mi, dua të falënderoj të gjithë ju jo vetëm për këtë javë, por për këto tetë vite, gjatë të cilave keni bartur me mua, me kompetencë të madhe, dashuri e fe, peshën e shërbimit tim pjetrin (papnor).
I dashuri dhe i nderuari Pasardhës i Pjetrit, jemi ne që duhet të falënderojmë Ju për shembullin që na ka dhënë në këto tetë vite të Papnisë. Më 19 prill 2005 Ju keni hyj në vargun e gjatë të Pasardhësve të Pjetrit Apostull e sot, 28 shkurt 2013, Ju po përgatiti për të na lënë, në pritje që timoni i barkës së Pjetrit të kalon në duar tjera. Kështu do të vijojë vazhdimësia apostolike, që Zoti i ka premtuar Kishës së vet të Shenjtë, deri atëherë kur mbi tokë do ta dëgjohet zëri i Engjëllit të Zbulimit që do të kumtojë: “Tempus non erit amplius...consummabitur mysterium Dei” (Zb 10,6-7) “Më s’do të ketë kohë....do të marrë fund misteri i Hyjit!”. Kështu do të përfundojë historia e Kishës, së bashku me historinë e botës, me qiellin e ri e tokën e re.
Ati Shenjt, me dashuri të thellë ne jemi orvatur të Ju shoqërojmë në udhën Tuaj, duke përjetuar eksperiencën e dishepujve të Emausit, të cilët, pasi udhëtuan për një copë të mirë të udhës me Jezusin, i thanë njëri tjetrit: “Po a nuk na ndizej zemra flakë neve ndërsa po bisedonte udhës me ne dhe na shtjellonte Shkrimin Shenjt?” (Lk 24,32).
Po, Ati i Shenjtë, le dini pra që zemra na digjej kur ecnim me Ju në këto tetë vite. Sot duam edhe një herë të Ju shprehim mirënjohjen tonë.
Në kor së bashku po Ju përsërisim shprehjen tipike të vendlindjes Tuaj të dashur: “Vergelt’s Gott”, e Zoti Ju shpërbleftë!







All the contents on this site are copyrighted ©.