2013-02-27 16:04:02

Tweet i Papës: secili ta ndjejë gëzimin se është i krishterë, se duhet prej Zotit, i cili dha Birin e Tij për ne


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa shkroi një tweet të ri: “Do të dëshiroja – shkruan, me fjalët e katekizmit të sotëm – që secili ta ndjejë gëzimin se është i krishterë, se duhet prej Zotit, i cili dha Birin e Tij për ne”. Kujtojmë se faqja eAtit të Shenjtë në Twitter “@pontifex” ndiqet tashmë nga gati 3 milion vetë. Sipas deklaratës së sekretarit të Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore, imzot Paul Tighe, kjo faqe do të pezullohet gjatë gjithë periudhës së Selisë Vakante deri në zgjedhjen e Papës së ri, i cili do të vendosë si do të përdoret në të ardhmen.







All the contents on this site are copyrighted ©.