2013-02-25 16:17:25

Ipeshkvi i Sapës, imzot Avgustini flet mbi tërheqjen e Benediktit XVI e papninë e tij.


Ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustini në mikrofonin e Radio Vatikanit flet mbi gjestin e tërheqjes së Benediktit XVI nga misioni i udhëheqjes së Kishës dhe mbi papninë e tij gati tetëvjeçare. Vendimi që mori Benedikti XVI për t’u tërhequr nga shërbimi pjetrin në udhëheqje të Kishës, për mua, thotë ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustini, ishte diçka e papritur. Vetëm disa ditë para këtij vendimi historik të Benediktit XVI, pati takuar Papën Ratcinger, më është dukur mirë më shëndet megjithë moshën e shtyrë, që sigurisht, rëndon në zhvillimin e mirë të misionit udhëheqës të Kishës. Papnia gati tetëvjeçare e Atit Shenjtë Jozef Ratcinger është vërtetë shembullore dhe e jashtëzakonshme, që duhet vlerësuar nga të gjithë, për shumëçka. Unë i jam mirënjohës Papës, mes shumë gjërave, edhe pse më ka emëruar ipeshkëv në dioqezën e Sapës, e tani, siç na mësoi ai, duhet të lutemi e të jemi përherë të ndërgjegjshëm se Kisha është e Krishtit dhe të gjithë ne jemi në shërbim të Trupit të Tij mistik. Po të dëgjojmë bisedën tonë me ipeshkvin e Sapës imzot Lucjan Avgustinin.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.