2013-02-25 14:02:59

Benedikti XVI priti në audiencë kardinajt e Komisionit hetimor lidhur me shpërndarjen e lajmeve sekrete


Papa priti sot paradite në audiencë në Vatikan kardinajt Juliàn Herranz, Jozef Tomko e Salvatore De Giorgi, anëtarë të Komisionit Kardinalor për hetimet lidhur me daljen e lajmeve e të dokumenteve sekrete nga Vatikani, së bashku me sekretarin e komisionit, rregulltarin kapuçin, atë Luigji Martignani.
Në përfundim të detyrës – njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – Benedikti XVI “ka dashur t’i falënderon kardinajt për punën e frytshme që kanë zhvilluar, duke shpreh kënaqësinë për rezultatet e hetimeve. Kjo punë, ka bërë të mundur të dal në pah, krahas kufizimeve dhe të metave personale njerëzore të çdo institucioni, bujarinë, ndershmërinë dhe përkushtimin e atyre që punojnë në Selinë e Shenjtë në shërbim të misionit që Krishti ia ka besuar Papës së Romës”.
“Ati i Shenjtë – përfundon deklarata e Sallës së Shtypit të Vatikanit – ka vendos që aktet e hetimeve, përmbajtjen e së cilave ” e di vetëm ai”, të “jenë në dispozicion vetëm të Papës së ri”.







All the contents on this site are copyrighted ©.