2013-02-24 14:44:05

Tweet-i i Papës: “Lutuni për mua e për Kishën, me besim, si gjithnjë, në Provaninë Hyjnore”


Në fund të Lutjes së Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI shkroi një tweet të ri: “Në këtë çast të veçantë, ju kërkoj të luteni për mua e për Kishën, duke pasur besim, si gjithnjë, në Provaninë Hyjnore”. Faqja “@pontifex” në Twitter, në nëntë gjuhë të botës, ndiqet tashmë nga gati 3 milion vetë. Kjo faqe, lajmëroi sot sekretari i Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore, imzot Paul Tighe, do të pezullohet për gjithë periudhën e Selisë Vakante, pra, nga fundi i papnisë së Benediktit XVI, më 28 shkurt 2013, në orën 20.00, deri në zgjedhjen e Papës së ri. Ky i fundit, saktëson imzot Tighe, do ta përdorë si ta shikojë të arsyeshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.