2013-02-23 16:04:56

Shenjtorët e javës


E diel 24 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e dytë të kohës së krezhmëve, e gjithnjë më 24 shkurt kalendari kujtoj edhe shën Sergjin, Evecin e Pjetrin, martirë. Në liturgjisë e së dielës Jezusi na tregon kuptimin e vërtetë të Ungjillit, prej nga buron thirrja për t’u penduar, që u drejtohet gjithë mëkatarëve.

Të hënën më 25 shkurt kalendari kishtar përkujton shën Nestorin, ipeshkëv të Magjdosit e martir. E Fjala e Zotit kërkon prej nesh që t’i hapim jo vetëm veshët dhe gojën, por sidomos zemrat, që në to të hyjë dashuria, të hyjë dialogu e sidomos, njohja e vërtetë e Zotit.
Të martën më 26 shkurt kalendari përkujton shën Aleksandrin e Aleksandrisë dhe shën Faustinianin, ipeshkëv i Bolonjës. Liturgjia e ditës na kujton se dashuria e mëshira shkojnë krah për krah. Liturgjia e kësaj së diele na fton të besojmë në Jezusin në të cilin kemi burimin e jetës së re, e me Të dhe në Të mund të fitojmë mbi të keqen e ta asgjësojmë vdekjen, të udhëhequr nga forca e Shpirtit Shenjt.
Të mërkurën më 27 shkurt, kalendari kujton shën Gabrielin e Zojës së Dhimbshme, rregulltar pasionist. Liturgjia e ditës na kujton se kush shpreson në Zotin, nuk mbetet kurrë i zhgënjyer.
Të enjten më 28 shkurt, kalendari kujton shën Osvaldin; shën Hilarin, papë e shën Romanin, abat. Liturgjia e ditës na kujton se banorët e Ninives, pasi dëgjuan predikimin e Jonës, u penduan; edhe Mbretëresha e Sabës e dëgjoi me vëmendje dijen e Salomonit. Ndërsa kush i kundërvihet Jezusit, s’bën tjetër veçse të tregojë masën e arrogancës e të mbrapshtisë së vet.
Të premten më 1 mars kalendari kujton shën Feliçin, papë dhe shën Albinin, ipeshkëv të Anzhés. Në liturgjinë e festës së tyre jehon fuqimisht britma e mëkatarit të penduar drejtuar Zotit: “Dëgjoje, o Zot, të varfërin që të lutet!”.
Të shtunën që vjen më 2 mars kalendari kujton shën Angjelen e Kryqit, virgjër. Liturgjia e ditës na kujton uratën zhgjetore: “Na fal o Zot, e ne do të jetojmë”.
Të dielën e ardhshme më 3 mars Kisha do të kremtojë të dielën e tretë të kohës së Krezhmëve, e gjithnjë më 3 mars kalendari kujton edhe shën Kunegonden, bashkëshorte të Enrikut II perandor. Liturgjia na kujton se vërtetë i lum është vetëm njeriu që i qëndron besnik ligjit të Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.