2013-02-22 13:53:55

Vendosen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Sudanit Jugor


Selia e Shenjtë dhe Republika e Sudanit Jugor, në saje të “vullnetit për të promovuar marrëdhëniet miqësore të anasjelltë”, me anë të marrëveshjeje të përbashkët kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike ndërmjet tyre “në nivelin e Nunciaturës Apostolike nga ana e Selisë së Shenjtë dhe atë të Ambasadës nga ana e Republikës së Sudanit Jugor”. Kështu njofton buletini i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.
Sudani Jugor është një Shtet i Afrikës qendrore-lindore, me kryeqytetin Giuba, i pavarur nga 9 korriku 2011. Në kundërshtim me Veriun arab e mysliman, ja përjetuar një luftë që zgjati mase 40 vjet, e cila përfundoi me Marrëveshjet e paqes të vitit 2005. I madh dy herë sa Italia, Sudani Jugor ka një popullsi prej afër 8 milion banorësh, 60% e të cilëve janë të krishterë, ndërsa pjesa tjetër 40% praktikon fetë tradicionale. Ekonomia e Sudanit Jugor është njëra ndër ekonomitë më të brishta të botës, me të gjitha burimet e madhe që ka Vendi në fushën e blegtorisë, të bujqësisë e të mineraleve.







All the contents on this site are copyrighted ©.