2013-02-22 12:46:54

Papa emëron imzot Camillerin zëvendës-sekretar të ri të Vatikan për marrëdhëniet me Shtetet


Papa Benedikti XVI ka emëruar meshtarin malltez Antoine Camilleri, zëvendës-sekretar të ri të Selisë së Shenjtë për marrëdhëniet me Shtetet, në vend të imzot Ettore Ballestrero, i cili është emëruar kryeipeshkëv e Nunc Apostolik në Kolombì. Imzot Camilleri, 47 vjeç, deri më tani ishte këshilltar i Nunciaturës pranë seksionit të Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë për marrëdhëniet me Shtetet.
Përveç emërimeve të mons. Camillerit e të mons. Balestreros, po sot Papa Benedikti XVI ka emëruar Nunc të ri Apostolik në Salvador, mons. Leon Kalenga Badikebele, Nunc të ri Apostolik në Liberi, mons. Miroslav Adamczyk e dy Nunc tjetër të ri në pritje të përcaktimit të misionit: mons. Michael W. Banach e mons. Brian Udaigwe.







All the contents on this site are copyrighted ©.