2013-02-22 18:29:24

Data 28 shkurt në Kishat e Shqipërisë ditë lutjeje për Benediktin XVI


Në një letër të Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot George Frendos, njoftohet të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave katolike të Shqipërisë, me nismën e këtij organizmi kishtar, që ditën e tërheqjes së Benediktit XVI nga papnia, pra drejtimi i Kishës, në të gjitha dioqezat e Kishat katolike të Shqipërisë, të mbahet një ditë e veçantë lutjeje e falënderimi ndaj Papës Benediktit XVI.
Prot. n. 05/2013
Tiranë, 19/02/2013Të dashur vëllezër në Episkopat,
Të gjithë e dimë se si mbarë bota u habit me lajmin se Papa Benedikti XVI kishte vendosur se, më 28 shkurt, të tërhiqet nga misioni i tij si Ipeshkëv i Romës dhe Pasardhësi i Shën Pjetrit, një vendim që tregoi një guxim, përgjegjësi dhe përvujtëri të mëdha nga ana e tij.
Po ju shkruaj në emrin e Mons. Angelo Massafrës, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, për t’ju nxitur që atë ditë të 28 shkurtit ta shpallni një ditë lutjeje për Papë Benediktin si edhe për pasardhësin e ardhshëm të tij. Edhe në Meshë (që do të jetë Mesha e ditës, sipas kalendarit liturgjik), të shprehim këtë qëllim në ritet fillestare dhe në lutjet e besimtarëve.
Bashkëngjitur keni edhe Deklaratën që i është dërguar agjencisë SIR dhe letrën që Mons. Massafra i ka dërguar Papës Benediktit XVI.
Duke ju uruar kreshmët e mbara, ju përshëndes vëllazërisht.Mons George Frendo O.P.
Sekretari i Përgjithshëm KISh







All the contents on this site are copyrighted ©.