2013-02-20 12:33:55

Atë Anton Hapari, në përvjetorin e pushkatimit nga komunistët


Sot me 20 shkurt përkujtojmë Atë Anton Harapin, françeskan e teolog i jashtëzakonshëm, misionin e madh të fesë e të idealeve kombëtare në përvjetorin e vrasjes së tij nga diktatura komuniste më 20 shkurt 1946. At Anton Harapi mund të themi se teolog, filozof, sociolog dhe prozator, autor i një “Lahute Malcie” në prozë, “Andrra e Pretashit”, që teksa shpalon virtyte shqiptare, i bashkëngjit dhe ato gjuhësore, që do të përthellohen te “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”.
Problemet dhe mënyra se si ky françeskan i madh i shtron, stili i vrullshëm, etika e lartë evropiane, apeli për një rimëkëmbje të vlerave shpirtërore, kulturore, kombëtare të breznive, të kombit e të unitetit, edhe sot e kësaj dite i japin vlerë aktuale, madje do të shërbenim si një program themelor për të gjithë. Kur Atë Anton Harapin e çonin drejt pushkatimit, nuk binte asnjë kambanë e Kishave ku ai kishte kremtuan Meshën e Shenjtë e predikuar Fjalën jetëdhënëse të Zotit, ndërsa udhës ai kujdesej që zhguni rregulltar e meshtarak që bante, të mos i bëhej me baltë, në shenjë të qëndresës së tij besnike, në mbrojtje të idealit për Fe e Atdhè, deri në fund.
- Po ti baltë do të bëhesh, – i tha oficeri komunist i pushkatimit.
- Por të shkoj te Zoti, te vdekja ime, sa më i pastër, sikur isha gjatë jetës, – u përgjigj Frati i Shenjtë, atë Anton Harapi.







All the contents on this site are copyrighted ©.