2013-02-19 11:19:56

Milan Shuflaj, albanologu kroat në përvjetorin e vrasjes


Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 19 shkurt përkujtojmë vrasjen e ballkanologut, historianit e albanologut të njohur kroat Milan Shuflajt.
Pra, më 19 shkurt të vitit 1931 u vra Shuflaji Milan, ballkanolog dhe albanolog kroat, njohës i mirë i historisë shqiptare të mesjetës. Lindi në Lepogllavë më 1879. Studimet e larta i kreu për Shkenca Historike në Universitetin e Zagrebit. Në moshën 24 vjeçare hasi në burime që lidheshin me të kaluarën e shqiptarëve në periudhën e Mesjetës. Ndër studimet për Shqipërinë përmendim: "Akte dhe diploma që ilustrojnë çështjet e Shqipërisë mesjetare", "Rrethanat kishtare të Shqipërisë paraturke", "Fatet politike të Themes së Durrësit", "Biologjia e fiseve të popullit shqiptar", "Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në mesjetë", "Historia e shqiptarëve të veriut", etj. U vra pabesisht në Zagreb nga njerëzit e policisë. Në shenjë proteste e bashkuan zërin e tyre intelektualë të shquar të kohës si Albert Ajnshtajni, Hajnrih Mani, etj.







All the contents on this site are copyrighted ©.