2013-02-18 17:13:56

Papa ia beson kardinalit Versaldi drejtimin e Kongregatës së Bijve të Zojës së Papërlyer


Pas vizitës apostolike, kryer nga imzot Filipo Janone, në Kongregatën e Bijve të Zojës së Papërlyer, Papa Benedikti XVI, më 15 shkurt, vendosi t’ia besojë drejtimin e këtij Instituti fetar kardinalit Xhuzepe Versaldi, kryetar i Prefekturës së Punëve Ekonomike të Selisë së Shenjtë. Kardinal Versaldi emërohet kështu, delegat papnor. Siç njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, ai do të ketë për detyrë udhëheqjen e Institutit dhe orientimin e strukturave shëndetësore të administruara prej tij drejt rehabilitimit ekonomik. Gjithsesi, përjashtohet mundësia e pjesëmarrjes së Vatikanit në këto struktura. Kujtojmë se IDI, siç njihet, është i pranishëm edhe në Tiranë me spitalin "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe ambulancën "Atë Luigji Monti".







All the contents on this site are copyrighted ©.