2013-02-16 18:40:19

Presidenti i Guatemalës takohet me Benediktin XVI. Argumentet: luftë kundër varfërisë dhe trafikut të drogës


Sot paradite, Papa Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Republikës së Guatemalës, Otto Fernando Pérez Molina. Gjatë takimit, informon një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, u shpreh “kënaqësia për marrëdhëniet e përzemërta ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe shtetit guatemaltez. U vlerësua kontributi i veçantë i Kishës në zhvillimin e Guatemalës, sidomos në fushën e edukimit, të promovimit të vlerave njerëzore e shpirtërore, në fushën e veprimtarive shoqërore e bamirëse, sidomos gjatë tërmetit të fundit, që goditi popullsinë”.
Gjatë bisedës u theksua dëshira për vazhdimin e bashkëpunimin, me qëllim zgjidhjen e problemeve shoqërore, si varfëria dhe emigracioni, si edhe luftën kundër trafikut të drogës e kriminalitetit të organizuar. Në fund, si Papa ashtu edhe presidenti i Guatemalës u ndalën në rëndësinë e mbrojtjes së jetës njerëzore, nga zënia deri në fundin e saj të natyrshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.