2013-02-15 12:57:37

Papa priti në audiencë presidentin e Rumanisë Basescu


Sot paradite më 15 shkurt, Ati i Shenjtë Benedikti XVI priti në Audiencë Presidentin e Rumanisë, zotin Traian Basescu, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, së bashku me Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvin imzot Dominique Mamberti.
Gjatë bisedimeve, zhvilluar në një atmosferë të përzemërt, janë shqyrtuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Rumanisë e Selisë së Shenjtë. Në veçanti, është nënvizuar bashkëpunimi i frytshëm në nivelin evropian për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta e janë diskutuar disa perspektiva bashkëpunimi ndërmjet Kishës Katolike e Shtetit rumun në fushën e edukimit.
Gjatë audiencës nuk mungoi as trajtimi i disa çështjeve të hapura që interesojnë bashkësinë katolike në Rumani si dhe është theksuar kontributi i Kishës Katolike në integrimin e bashkësisë rumune jashtë vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.