2013-02-15 14:11:57

Ipeshkvijtë e rajonit italian Liguria takojnë Papën


Benedikti XVI takoi sot paradite në Vatikan edhe ipeshkvijtë katolikë të Konferencës ipeshkvnore të rajonit italian Liguria, me rastin e vizitës së tyre “ad Limina Apostolorum”, të udhëhequr nga kryeipeshkvi i Gjenovës e presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Italisë, kardinali Angelo Bagnasco. Me të ishin edhe ipeshkvijtë e dioqezave të Tortona Martino Canessa, Albegna-Imperia, Ventimiglia-San Remo, Chiavari, La Spezia-Sarzana-Brugnato e Savona-Noli.
Nesër paradite, Papa Jozef Ratcinger do të ketë takimin e fundit me një grup tjetër të ipeshkvijve italianë, gjithnjë me rastin e vizitës “ad Limina Apostolorum”: është fjala për ipeshkvijtë katolikë të rajonit Lombardia e me ta do të jetë edhe kardinali Angelo Scola, kryeipeshkëv i Milanos.







All the contents on this site are copyrighted ©.