2013-02-13 12:04:50

Skedë: Zgjedhja e papëve, disa të dhëna.


Papa, që do të zgjidhet në Konklavin e ardhshëm, do të jetë i 265-ti pasardhës i Shën Pjetrit, pra, edhe ipeshkvi i 266-të i Romës.
Ja disa të dhëna me interes, për zgjedhjen e papës në rrjedhë shekujsh:
Në shekujt e kaluar papa mund të jepte mendimin për pasardhësin e tij, siç bëri Pjetri. Ipeshkvi i Romës zgjidhej nga mbarë bashkësia e krishterë, por në rrjedhë kohe ndodhën shumë ndryshime. Rregulli i vetëm, që mbeti i pandryshueshëm në shekuj, është se për t’u bërë papë, duhet të jesh mashkull dhe i pagëzuar.
Viti 419: ipeshkvi i parë, që bëhet papë, është Martini I.
Viti 964: Otoni I, perandor i Perandorisë së Shenjtë romake, kërkon nga Leoni VII të drejtën për të emëruar papën.
Viti 1274: themelohet formalisht Konklavi.
Viti 1492: që nga ky vit, koNklavet mbahen në kapelën Sikstine, duke përjashtuar pesë, që u mbajtën në Pallatin e Kuirinales; 16, në qytete të tjera italiane e 7, në Francë.
Viti 1503: Juli II sanksionon shkishërimin e menjëhershëm për kardinajtë, që propozojnë pakte me para ose koMpromise të tjera.
Viti 1562: Piu IV shpall një bulë, përmes së cilës përcakton kushte të rrepta në ruajtjen e klauzurës gjatë votimeve për zgjedhjen e papës.
Viti 1904: Piu X, me një dokument, hartuar prej tij, u imponon zgjedhësve të ardhshëm të mos pranojnë asnjë veto, parë si traditë dhe e drejtë e monarkëve katolikë.Viti 1970: Pali VI, me Motu proprio, përjashton nga Konklavi kardinajtë, që kanë mbushur moshën 80 vjeç. Fiksohet numri i zgjedhësve: 120.







All the contents on this site are copyrighted ©.