Të dashur dëgjues, Viti i Fesë ka filluar edhe për shqiptarët. Gjatë këtyre ditëve,
me meshtarin shqiptar, don Marjan Paloka, kemi reflektuar mbi vlerat, që e ndihmojnë
shqiptarin ta kremtojë si duhet këtë Vit e të gjejë burimin, gurrën e fesë së vet.
Edhe sot, kryeredaktori ynë don David Gjugja mediton së bashku me don Marjan Palokën
për ngjarjet e ndryshme të historisë së Shqipërisë e për ndikimin e tyre në fenë e
mendësinë e shqiptarëve. Ta dëgjojmë...