2013-02-05 16:52:37

Te Kisha e vjetër, Lushnjë, ‘67


Qielli i shkurtit lëshonte pika shiu ne formë loti
mbi pullazin e Kishës vjetër,
Lushnje 67′.
Turra e librave nën mur
flakë shpirtrash shpërndante, kur digjej
e fryma e saj drejt qiellit
me zogj e shenjtorë bashkë ngjitej.
Ne, piromanëve te shekullit na u duk
se varret pa kryqa,
shpupuritën kocka e kafka
që në trajta heshtash e shpatash
dolën mbi tokë.
Trungu i ullirit të moçëm
me krahë zgjatur mbi kishë,
thonë se ruan imazhin e krimit
me mijëra vjet në rrathë.
Hasimja, shoqja ime e klasës,
për herë të parë në jetë, bëri kryq,
pastaj qau mbi ikonën e Shën Mërisë,
që zjarri i pamëshirshëm
e kishte kthyer në prush.

Ndoc Selimi, “Brirët e Hënës”, 2003







All the contents on this site are copyrighted ©.