2013-02-05 14:52:36

Papa: ndër vendet në luftë, popullsitë duhet të jenë protagoniste për ardhmërinë e paqes


“Të lutemi, që popullsitë, të cilat vuajnë për shkak të luftërave e konflikteve, të mund të jenë protagoniste në ndërtimin e ardhmërisë së paqes”: ky është ndjeti misionar i lutjes së Papës për muajin shkurt 2013.
Benedikti XVI vë, kështu, theksin, mbi rolin e popujve në sigurimin e paqes, duke i ftuar të gjithë besimtarët t’i bashkojnë zërat në lutje, për popullsitë e masakruara, posaçërisht të Lindjes së Mesme e të zonave të ndryshme afrikane, troje larg viseve tona, por pranë shpirtit tonë si të krishterë, që duan t’i shikojnë mbarë popujt e botës duke e ndërtuar ardhmërinë me duart e veta.







All the contents on this site are copyrighted ©.