2013-02-04 12:21:35

Më 4 shkurt kalendari kujton shën Gilbertin


Lindur në Angli më 1083, Shën Gilberti i Sempringamit themeloi urdhrin e Gilbertinëve, që njihen ndryshe si fretërit e bardhë, sepse vishen me zhguna liri të bardhë dhe me lëkurë qengjash të së njëjtës ngjyrë. Qe epror i përgjithshëm i urdhrit, i vetmi urdhër rregulltar i themeluar nga një anglez. Vijoi t'i drejtonte bijtë e tij derisa u verbua. Vdiq në moshë të shtyrë, më se njëqind vjeç, duke lënë pas kujtimin e njeriut të shenjtë, që ua dhuroi gjithë jetën të varfërve.







All the contents on this site are copyrighted ©.