Sali Berisha në Gjermani: situata më delikate në rajon është ajo e shqiptarëve
Kryeministri Shqipërisë Sali Berisha ka shprehur shqetësimin se albanofobia, në të
gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë e në veprim dhe ajo kërcënon
seriozisht stabilitetin në rajonin e Ballkanit. "Në rajon situata më delikate është
ajo e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Një
komb i cili padrejtesisht eshte i ndare në 5 shtete, një komb që dëshiron të shikoj
drejt një të ardhme të përbashkët. Por sërish albanofobia është akoma në veprim",
ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha në fjalën që mbajti në ditën e dytë të punimeve
të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih, në sesionin me temë "Siguria dhe Stabiliteti
në Evropën Jug - Lindore dhe Kaukaz". Berisha vuri në dukje në fjalën e tij se
beson se përmes procesit të Bashkimit Europian kufijtë bëhen të pa rëndësishëm, por
e rrezikshme eshte ideja sipas së cilës, meqënëse shqiptarët janë të copëtuar në 5
shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri -tjetri. "Kjo është
terësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt. Une
kam mbeshtetur dhe përshëndes dialogun midis Prishtines dhe Beogradit në Bruksel.
Padyshim ai ka arritur disa suksese kyçe. Por, mendoj se qëndrimet e çliruara nga
albanofobia dhe ecja drejt pajtimit jane vendimtare", u shpreh Kryeministri i Shqipërisë. Duke
ndarë të njëjtin mendim me presidentin Josipovic, se rajoni ka nevojë për pajtim,
Kryeministri Berisha mori si shembull modelin europian që, siç u shpreh ai, na fton
të punojmë të ecim drejt pajtimit. "Mendoj se kjo është vendimtare për ta parë
njëri - tjetrin si kombe dhe vende që ndajnë një të ardhme dhe vullnetin për të ndarë
të ardhmen. Jam dakort se integrimi është vendimtar, sepse në këtë proces, në një
farë mënyre, idealet kombëtare duhet të shkojnë, të vishen me interesat e integrimit
europian", tha Berisha. Kryeministri Shqipërisë konsideroi se vendimtare për rajonin
është respektimi i plotë dhe zbatimi i marrëveshjeve. "Këto marrëveshje, në një farë
mënyre më së shumti ishin marrëveshje të imponuara, por shumë të rëndësishme dhe përcaktuese,
të cilat, duhet të jemi të sinqertë se, ende nuk janë zbatuar. Ato madje kërcënohen
për t'u harruar. Mirëpo kjo nuk ndihmon. Në fund të ditës më e rëndësishme se çdo
tjetër është që qytetarët e këtij rajoni kudo që jetojnë të ndihen si qytetarë të
barabartë përpara ligjit", theksoi Kryeministri. Në këtë kuadër, vijoi kreu i qeverisë
së Shqipërisë, "unë këmbëngul në zbatimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje
se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen ne 5 kombe, sepse
nuk do te pranohet nga shqiptaret. Kjo do te ketë për alternativë bashkimin e tyre
kombetar". I pyetur nga deputeti gjerman Rainer Stinner se cili është mesazhi për
ta, Kryeministri Berisha tha se përgjigja është thjesht: Ju lutem perpiquni të kuptoni
më mirë, më drejt këto që une paraqita këtu, të njiheni me mire me realitetin ne rajonin
tonë. Kryeministri Shqipërisë solli në vëmendje vitin 1992, kur ka qënë në Mynih
në te njëjten konferencë dhe kur një gazetar italian i Corriere della Sera e pyeti
se çfarë mendonte si zgjidhje per konfliktin ne rajon. "Unë ju përgjigja se zgjidhja
qendronte per mendimin tim ne bombardimin e instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi.
Ai të nesërmen hapi gazeten me lajmin: Berisha kërkon qe NATO te bombardojë Beogradin.
Por kjo nuk ishte vërtetë. Une isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të
Serbise dhe kjo 7 vjet me vonë ndodhi. Ndofta do kishte qënë më mirë te mos ishte
vonuar. Edhe sot pas 21 viteve, e vetmja gje që sërish kerkoj nga ju eshte nje analize
më realiste dhe më e vëmendshme per zhvillimet në rajon", tha Kryeministri. Sepse,
vijoi Berisha, ne rast se nga njëra ane tjetri flet per prespektiven e marredhenieve
bilaterale dhe nga ana tjeter feston datat e fillimit te fushatave te shfarrosjes
se kombit shqiptar, imagjinoni vete se çfarë mesazhi fqinjesie eshte ky. "Prandaj
e konsideroj të domosdoshme te zbatohen marrëveshjet, te punohet per klimen e pajtimit.
Duhet te hiqet dore nga albanofobia dhe përpjekjet per te klonuar 5 kombe shqiptare
te veçanta nga një komb i cili ne te vertete eshte një dhe në shekuj e mijevjeçarë
ka qënë vetëm një", tha Kryeministri Berisha, me shpresë se prespektiva europiane
do të jetë ajo që do të sigurojë një zgjidhje. Kur gjermanët dhe francëzët u bashkuan
ne BE, kujtoi Kryeministri i Shqipërisë, ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi,
dhe ata u udhëhoqen prej saj dhe frymëzuan kombet tjera ne Europe. Por, në të vërtetë
kjo nuk po ndodh në rajonin tonë, përfundoi Kryeministri i Shqipërisë.