2013-02-01 17:16:57

E vërteta e re, ose më mirë, falsiteti i ri i Mehmet Ali Agça-it: notë e atë Lombardit


Doli dje, në libraritë italiane, një autobiografi e re e Mehmet Ali Agça-it. Në qendër të vëllimit është pohimi se dora, që e armatosi në përpjekjen për ta vrarë Gjon Palin II, ishte ajo e Ajatollah Khomeinit. Mbi këtë e deklarata të tjera, të ndjekim notën e atë Federiko Lombardit, drejtor i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë:

Shtëpia botuese Chiarelettere përhapi nëpër libraritë, më 31 janar, një libër të ri, nga i cili ka shumë mundësi të presë sukses të madh. Është fjala për autobiografinë e re (që nuk është e para), shkruar nga Ali Agça: “Më patën premtuar Parajsën. Jeta ime dhe e vërteta mbi atentatin kundër Papës”, histori e re, rrëfyer popullit me ndihmën e një specialisti ghost writer (që shkruan veprat e të tjerëve, pa vënë në to emrin e vet)…
Pasi e shqyrtova hollësisht këtë botim, arrita në disa përfundime:
Nuk është e vërtetë se Agça i foli Papës, gjatë bisedës me të në burg, për Ajatollah Khomeinin e Iranin, duke i akuzuar se e armatosën për të kryer vrasjen. (e kjo është pika kryesore e librit.
Nuk është e vërtetë se Vatikani e shikonte si të bazuar, pistën islamike.
Nuk është e vërtetë se kardinali Ratzinger i shkroi letër Agçait.
Nuk është e vërtertë se Navarro-Valls deshi t’i referohej pistës islamike në çështjen Orlandi e të atentatit kundër Papës.
Sipas meje, gjithçka që është në komptencën time e që munda ta verifikoj, është e rreme.
Më se njëqind variante të fakteve, që ka dhënë deri tani Agça, të cilave u shton edhe këtë të fundit, janë pak si tepër për t’u besuar si të vërteta.








All the contents on this site are copyrighted ©.