2013-01-29 12:36:25

Varshavë: takim i kishave në Evropë, për të disktuar mbi fenë.


“Feja dhe devocioni në Evropën, që ndryshon. Lëvizjet e reja të krishtera në Evropë, sfida dhe mundësi”. Për këtë do të flasin anëtarët e Komitetit të përbashkët të Konferencës së Kishave evropiane (Kek) dhe të Këshillit të konferencave ipeshkvnore evropiane (Ccee) në Varshavë, nga data 4 deri më 6 shkurt, me ftesën e ipeshkvit të Przemysl, imzot Jozef Mihalik, kryetar i Konferencës ipeshkvnore polake e zëvendës-kryetar i Ccee. Komiteti, themeluar më 1972, është instanca më e lartë e dialogut ndërmjet drejtuesve të Kishave kristiane të Evropës, të përfaqësuara nga Kek; për palën katolike, nga Ccee. Mblidhet zakonisht një herë në vit. Dy delegacionet kryesohen përkatësisht nga kardinali Péter Erdë, kryeipeshkëv i Estergom-Budapestit për Ccee dhe metropoliti Emanuel i Francës, i Patriakanës ekumenike, për Kek. Në qendër të vëmendjes së takimit - lexojmë në një komunikatë, është reflektimi i pëbashkët për ndryshimet, në vijim, të njeriut evropian në lidhje me Zotin e me përvojën e tij fetare, duke vënë në dukje posaçërisht fenomenin e rritjes së vazhdueshme të lëvizjeve ungjillore e pentekostale në Evropë. Me ndihmën e specialistëve, do të përballohet edhe tema e marrëdhënieve të veçanta, shpesh të vështira, ndërmjet Kishave, që njihen si historike dhe bashkësive të vona, prania e të cilave në Evropë krijon sfida të reja, por edhe mundësi të reja.
Punimet do të përfundojnë më 6 shkurt, me një vizitë në Muzeun e Kryengritjes, paraprirë nga dy komunikime, titulluar “Viti i Fesë, 50 Vjetori i Koncilit II të Vatikanit, Sinodi për ungjillëzimin e ri” dhe “Roli i Kek në Evropën, që ndryshon”.Takimi, njofton Ccee, do të mbahet me porta të mbyllura, por më 6 shkurt është në program një konferencë shtypi pranë selisë së Karitasit polak.








All the contents on this site are copyrighted ©.